Business & Management

Microsoft raporton rënie të shitjeve të Surface, të ardhurat poshtë pritshmërive

Apr 28 2017
0 Shpërndarje
Konkretisht Surface ra me 26% në 831 milion dollar nga 1.3 miliard vitin e kaluar. Sakaq shitjet kompjuterave në mbarë botën u rritën më 0.6% sipas IDC-së. Microsoft raporton rënie të shitjeve të Surface, të ardhurat poshtë pritshmërive

Të ardhurat e Microsoft ishin poshtë parashikimeve të analistëve në tre mujorin e parë të vitit si rezultat i rënies së shitjeve të laptopëve dhe tabletëve Surface.

Aksionet e kompanisë ranë më 0.6% në 67.85 dollar. Nën lidershipin e Satya Nadella, Microsoft ka përqendruar të gjitha forcat në informatikën cloud për të luftuar rënien e tregut të kompjuterave personale.

Nadella u shpreh se ajka e këtij fokusi, Office 365, numëron 100 milion përdorues aktivë në muaj. Në terësi tre mujori i cili u mbyll më 31 Mars kishte 23.56 miliard dollar të ardhura nga 23.62 miliard që ishin parashikuar nga analistët.

Të ardhurat nga biznesi i kompjuterave, më i madh për nga të ardhurat, ranë më 7.4% në 8.84 miliard dollar. Analistët kishin parashikuar 9.22 miliard dollar të ardhura.

Konkretisht Surface ra me 26% në 831 milion dollar nga 1.3 miliard vitin e kaluar. Sakaq shitjet kompjuterave në mbarë botën u rritën më 0.6% sipas IDC-së.

Linkedin, rrjeti social profesional i cili u ble nga Microsoft, gjeneroi 975 milion dollar të ardhura, 25 milion më shumë sesa kishin pritur analistët. Fitimi i Microsoft ishte 4.8 miliard dollar. /CIO Albanian

Tags >

microsoft
Lajmet e fundit>