Microsoft

Microsoft prezanton disa karakteristika të reja për krijimin inovativ në rrjetin e tij social

Jun 21 2013
0 Shpërndarje
Microsoft prezanton disa karakteristika të reja për krijimin inovativ në rrjetin e tij social

socl-microsoftMicrosoft-i po prezanton një grup karakteristikash të reja për të lehtësuar krijimin në ueb, nga një mjet gjenerues deri në krijimin e fotografive të animuara ku ju mund ti ndani në rrjetet sociale.

Përmirësimet vijnë nga komunitetin online i kompanisë i quajtur Socl. I Krijuar nga laboratorët e kërkimit të Microsoft-it dhe i lançuar në vitin 2011, komuniteti që atëherë ka tërhequr deri në 400,000 përdorues të regjistruar. Këto funksione të reja do ti ndihmojnë përdoruesit e komunitetit të krijojnë përmbajtje më kreative dixhitale dhe të mund t’i ndajnë në rrjetet sociale si Facebook apo Tumblr.

Midis funksioneve të reja dallojmë aplikacione të reja për pajisjet me Windows 8, duke i lejuar përdoruesit të bashkojnë si videot ashtu edhe fotografitë. Microsoft-i i quan këto krijime Blinks. “Ekzistojnë vështirësi në krijime prandaj ne kërkojmë metoda lehtësimi”, tha Lili Cheng, menaxheri kryesor i laboratorëve të Microsoft-it.

Platforma Socl gjithashtu ka përmirësuar karakteristikën e saj ekzistuese të kolazhit, që i lejon përdoruesit të kërkojnë imazhe dhe ti ngarkojnë gjithashtu vet drejt rrjeteve sociale. “Kemi dëgjuar shpesh nga përdoruesit tanë se kërkojnë një miksim të përmbajtjes personale me përmbajtjen publike”, tha Cheng. Tani ekziston mundësia për të shtuar fotografitë e tyre dhe ti bashkosh me aplikacione online.” (CIO Albanian)

Tags >

microsoft
Lajmet e fundit>