IT Organizate

Microsoft pranon 20 ide për siguri në Windows

Apr 6 2012
0 Shpërndarje
Microsoft pranon 20 ide për siguri në Windows

Microsoft ka pranuar 20 paraqitje në vlerë prej 268 mijë dollarësh në garën për të cilën shpresoj të rezultojë me teknologji të reja të sigurisë për Windows.

Gara “BlueHat Prize” që nisi në gusht të vitit 2011, ofronte 200 mijë dollarë për pozitën e parë, 50 mijë për pozitën e dytë, dhe abonimi në rrjetin zhvillues të Microsoft në pozitën e tretë. Tre fituesit do të udhëtojnë në Las Vegas në korrik, kur Microsoft do të njoftoj rezultatet në konferencën e sigurisë, Black Hat.

Microsoft ka mbledhur 20 propozime para datës së skadimit që ishte 1 prilli. Prej tani deri në fillimin e konferencës Black Hat (21-24 korrik), Microsoft do të vlerësoj paraqitjet dhe të zgjedh fituesit, deklarojnë nga Microsoft.

Çmimi BlueHat Prize nuk ishte ndonjë sistem i madh shpërblimesh, ku ekspertët e sigurisë shpërblehen për zbulimin e vrimave të ndryshme në softuer, por në fakt ishte dizajnuar që të nxis hulumtuesit të zbulojnë teknologji të reja që mund të mbronin Windows-in nga vrima të ndryshme.

Kur Microsoft njoftoi për shpërblimin BlueHat Prize, vitin e kaluar, disa ekspertët supozonin që kompania kërkonte një teknologji ose teknikë për të mposhtur, ose së paku për të shmangur vrimat ROP (return-oriented programming).

Vrimat ROP mund të përdoren nga sulmuesit për të shmangur teknologjitë mbrojtëse të Windows si ASLR (address space layout randomization).

Të gjithë të paraqiturit në këtë garë do të ruajnë pronësinë intelektuale mbi punën e tyre, por duhet të licencojnë teknologjitë e tyre bazuar në sistemin e Microsoft. Konkurrentët kanë qenë të detyruar të paraqesin një prototip prej 2MB ose më të vogël që operon në Windows dhe ishte zhvilluar duke përdorur sistemin zhvillues të Windows, Windows SDK.

Lajmet e fundit>