Business & Management

Microsoft po blen Yammer për të rritur fuqinë e bizneseve të tij

Jun 16 2012
0 Shpërndarje
Microsoft po blen Yammer për të rritur fuqinë e bizneseve të tij

Microsoft është në bisedime për të blerë ndërmarrjen e rrjetit shoqëror Yammer, për vlerën 1 miliard dollarë, një lëvizje që do të mund të motivonte çdo gjë nga komunikimet e unifikuara deri tek bizneset CRM të ndërmarrjes Microsoft.

Raportet e mëhershme nga Bloomberg dhe BusinessInsider thonë që një marrëveshje do të mund të bëhej të premten, megjithëse ndërmarrja ende nuk ka konfirmuar ndonjë gjë.

Yammer, që ishte lëshuar në vitin 2008, është njëri nga shitësit e softuerëve, shërbimet e të cilit janë të dizajnuara për t’i ndihmuar ndërmarrjet në ndërtimin e rrjeteve shoqërore që do mund të ofronin lloje të sigurisë dhe privatësisë, gjë të cilën nuk e merrnin deri më sot në rrjetin më të madh, Facebook. Oferta të tjera vijnë nga Jive, Huddle dhe Salesforce.com. Yammer thotë që 85 për qind e ndërmarrjeve Fortune 500 janë duke e përdorur ofertën e vet si shërbim për softuerin.

Një blerje e mundshme e Yammer do mund të përkonte me numrin e bizneseve të ndërmarrjes Microsoft, e cila është munduar që të gjejë një lëvizje më të madhe në rrjetin shoqëror me So.cl, të lëshuar në muajin maj. Kjo hyrje ka marrë një shtytje të vogël.

Por Yammer është i përqendruar në rrjetet shoqërore për ndërmarrje. Yammer ka punuar me veglat SharePoint të Microsoft gjatë disa viteve të kaluara dhe do të mund të sinkronizohej mjaft mirë me produktet e unifikuara të komunikimit Lync të ndërmarrjes Microsoft, gjithashtu edhe me biznesin Skype VoIP. Një blerje e Yammer do të mund të ishte më e madhja që nga muaji maj, kur kishte lajmëruar planet e veta për ta blerë ndërmarrjen Skype për 8.5 miliardë dollarë.

Vetë Yammer bëri një blerje që ka lidhje me ndërmarrjen Microsoft. Sipas shërbimit të lajmeve të IDG-së, Yammer bleu OneDrum, një ndërtues i softuerit që u mundëson përdoruesve të punojnë së bashku në dokumentet e Microsoft Office dhe skedarët e tjerë. Për më tepër, Yammer kishte lajmëruar gjatë muajit prill për integrimin e shërbimit të vet me Dynamics, i cili është një produkt i CRM. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>