Microsoft

Microsoft planifikon projektin e vet Glass

Nov 26 2012
0 Shpërndarje
Microsoft planifikon projektin e vet Glass

Një aplikim për patentë, i publikuar para disa ditësh, zbulon planet e Microsoft-it për versionin e vet të projektit të Google që mban emrin Google Glass.

Në ndryshim nga syzet e Google, të cilat mesa duket do të dizajnohen në mënyrë të tillë që të mbahen gjatë gjithë ditës, Microsoft-i planifikon një skenar më specifik në këtë patentë. Imazhet në patentë përshkruajnë faktin se si mund të përdoren syzet për të zmadhuar veprimet në evente live, si për shembull lojërat sportive.

Aplikimi për patentë tregon se syzet mund të shfaqin tekst, imazhe dhe audio në një ekran që qëndron rrotull fytyrës suaj.

Kjo do të thotë ripërsëritje të menjëhershme në ndeshje futbolli, tekste këngësh të sinkronizuara në një koncert, statistika të shfaqura në çast për lojtarin që po hyn në fushë etj.

Pa harruar të theksojmë faktin se kjo është vetëm një patentë, e dërguar në maj 2011. Kështu që, nëse Microsoft-i po punon mbi një palë syze, atëhere duhet të jetë bërë shumë më tepër progres nga Steve Ballmer dhe pjesa tjetër e kompanisë, përtej kësaj që shohim këtu.

Por, mund të ndodhë edhe që projekti të ketë përfunduar në raftet me pluhur. Këtë do ta shohim në të ardhmen. (CIO Albanian)

Tags >

microsoft
Lajmet e fundit>