Microsoft

Microsoft përmirëson menaxhimin e fotove në SkyDrive

May 16 2013
0 Shpërndarje
Microsoft përmirëson menaxhimin e fotove në SkyDrive

skydriveMicrosoft ka bërë ndryshime të reja në platformën e shërbimit në cloud, SkyDrive, duke rritur lehtësinë e menaxhimit të fotove, shpejtësinë e ngarkimit të tyre si dhe duke e bërë më efiçent shfaqjen dhe shikimin e tyre.

Përmirësimet e reja përfshijnë një pamje “all photos” të cilat shfaqin në formë ikonash të vogla të gjitha fotot, të organizuara në bazë të muajit.

Edhe në versionin desktop të aplikacionit është rritur shpejtësia e ngarkimit të skedarëve, duke u dyfishuar ose trefishuar, sipas kompanisë.

Për më tepër, Microsoft ka përmirësuar lexueshmërinë e skedarëve dhe folderave që janë ruajtur në këtë shërbim, duke i bërë më të identifikueshme imazhet e formateve të skedarëve PowerPoint dhe Word.

Fotot janë skedarët më të zakonshëm qe ruhen në SkyDrive, duke përbërë kështu pjesën më të madhe të hapësirës, shprehet Omar Shahine, menaxher i SkyDrive.com. Do të duhen rreth 48 orë derisa të gjitha përditësimet të jenë të disponueshme për të gjithë përdoruesit e SkyDrive.

Së fundmi, edhe rivali i SkyDrive, Dropbox po teston përditësime të reja, përfshi veçoritë për ruajtjen e fotove, shpërndarjen dhe menaxhimin e tyre. Një karakteristikë e re që po testohet nga Dropbox është edhe mundësia për t’i organizuar fotot në albume si dhe për të shpërndarë më tepër se një foto ose folder në të njëjtën kohë. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>