Microsoft

Microsoft përmirëson enkriptimin e Outlook.com dhe OneDrive

Jul 2 2014
0 Shpërndarje
Microsoft përmirëson enkriptimin e Outlook.com dhe OneDrive

424881-best-security-suites-of-2014Disa muaj pas premtimit për të përmirësuar enkriptimin përgjatë shërbimeve të veta, Microsoft gjatë të martës lajmëroi për disa masa të reja mbrojtëse për Outlook.com dhe OneDrive. Redmond ka lëshuar Transport Layer Security (TLS) në Outlook.com për e-mailet e drejtuar përbrenda dhe jashtë. “Kjo nënkupton që kur ju e dërgoni një e-mail tek dikush, e-maili juaj enkriptohet dhe kështu mbrohet më mirë teksa “udhëton” mes Microsoft-it dhe ofruesve të tjerë të shërbimeve për e-mail,” tha Microsoft.

Kompania Microsoft tha që është koordinuar me disa ofrues ndërkombëtarë të shërbimeve – si Deutsche Telekom, Yandex dhe Mail.Ru – gjatë gjashtë muajve të fundit për t’u siguruar që zgjidhja e vet funksionon. Kompania është duke lëshuar edhe Perfect Forward Secrecy (PFS) për Outlook.com dhe OneDrive. “Forward secrecy përdor një çelës të ndryshëm enkriptimi për çdo lidhje, duke e bërë më të vështirë për sulmuesit për të dekriptuar lidhjet,” tha Matt Thomlinson , që është zëvendës president i Trustworthy Computing Security në Microsoft.

PFS, të cilin Twitter e lëshoi vitin e kaluar, do të jetë i lëshuar vetvetiu për ata që i qasen OneDrive-it përgjatë onedrive.live.com, aplikacionit OneDrive dhe klientëve të sinkronizimit të Microsoft-it. Përditësimet e tjera të sigurisë që janë bërë gjatë muajve të kaluar përfshijnë enkriptim të përmirësuar të porosive në Office 365 dhe ExpressRoute për Azure, që iu mundëson bizneseve që të formojnë lidhje private brenda qendrave të dhënave Azure dhe infrastrukturës në pronat e tyre.

Kjo lëvizje nga Microsoft për siguri të përmirësuar erdhi në kuadër të zbulimeve të bëra nga Edward Snowden dhe akuzave që Agjencia Kombëtare e Sigurisë (NSA) ishte duke spiunuar në të dhënat që qarkullonin mes qendrave të të dhënave të top kompanive si Google dhe Yahoo, të cilat janë munduar që të rrisin teknikat e enkriptimit. (CIO Albanian)

Tags >

microsoft
Lajmet e fundit>