Internet

Microsoft përmbyll kampanjën kundër Google

Feb 6 2012
0 Shpërndarje
Microsoft përmbyll kampanjën kundër Google

Gjatë javës së kaluar Microsoft zhvilloi një kampanjë marketingu tri ditore, duke reklamuar shfletuesin e tyre të fundit Internet Explorer 9 si një shfletues që nuk vëzhgon përdoruesit për reklamuesit në internet.

Microsoft pati reklamime në faqe të plota në gazeta si New York Times, Wall Street Journal dhe USA Today për të shfrytëzuar polemikat për ndryshimet në politikën e re të privatësisë të Google.

Reklama e parë u shfaq të mërkurën e kaluar dhe e dyta të nesërmen që krahasonin shërbimin Hotmail dhe Office 365 të Microsoft me Gmail dhe Docs të Google. Reklama e tretë e botuar të premten shfaqte mesazhin që Internet Explorer 9 ka shtesën “Tracking Protection” që është lançuar në muajin mars të vitit 2011. Kjo shtesë mbështetët në listën e publikuar që në mënyrë selektive bllokon faqet e palëve të treta dhe përmbajtjet e mbjella për të paaftësuar përcjelljen e lëvizjeve të përdoruesit në uebfaqe. Pak pas lançimit të IE9, Microsoft ka shtuar edhe një përkrahje shtesë në këtë drejtim e njohur si “Do Not Track”, për të ndjekur hapat e Firefox.

“U argëtuam javën e kaluar,” deklaronte Frank Show, kryesuesi i departamentit të komunikimit në Microsoft. Ai vazhdoi duke shtuar që “Ndryshimet në Google e vështirësojnë, jo lehtësojnë kontrollin e informatave të njerëzve. Ne kemi një qasje të ndryshme.”

Microsoft konsiston që përdoruesit e vërtetë të Google janë reklamuesit, pasi interesat e tyre vendosen para atyre të përdoruesve të thjeshtë. Në anën tjetër nga Google me anë të ndryshimeve deklarojnë se po konsolidojnë informatat e përdoruesve ndërmjet shumë shërbimeve të tyre. Politika e rishkruar do të hyj në fuqi muajin e ardhshëm. Tashmë Google ka mbrojtur këto ndryshime para Kongresit të SHBA-ve dhe rregullatorëve të Bashkimit Evropian.

 

Lajmet e fundit>