Aplikacione

Microsoft përditëson Exchange 2010

Dec 7 2011
0 Shpërndarje
Microsoft përditëson Exchange 2010

Microsoft ka përditësuar Microsoft Exchange Server 2010. Është një pako shërbyese me një numër të madh përmirësimesh të cilat janë zhvilluar bazuar në feedback-un e marrë nga përdoruesit. Këto ndryshime janë përshtatur me rritjen e kërkesave për e-mail ndërmarrës, funksionet e lidhura me skedulin dhe një horizont më të gjerë për pajisjet dhe skenarët e ndryshëm.

Njëra nga vetitë e reja është Outlook Web Application Mini, që ofron stabilitet më të madh në kutitë e e-mailëve dhe lista të adresave për pajisjet me trafik dhe rezolucion të ulët. Ky mini-shfeltues do të mund të përdoret si një alternativë për sinkronizimin e të gjitha të dhënave të Exchange me vet telefonin, i cili në disa raste është i ndaluar.

Disa nga vetitë e reja përfshijnë atribute më të mëdha për administratorët siç është edhe krijimi i grupeve virtuale nga ana e tyre, gjë që ka qenë e mundur edhe më herët, por ka kërkuar intervenimin manual të administratorëve.

Ky përditësim përfshinë edhe Hybrid Configuration Wizard, i dizajnuar për ato organizata që planifikojnë të fusin në përdorim llogaritë e tyre postare me shërbimin tjetër të Microsoft, Microsoft Office 365.

Përditësimi i ri përshirë edhe disa përmirësime të vrimave që janë shfaqur pas Service Pack 1, e lëshuar në përdorim në gusht të vitit të kaluar. Pakoja e re kërkon nga organizatat që të përditësojnë edhe skemat Active Directory që mund të jetë një proces që do të konsumojë kohë, deklarojnë nga Microsoft.

Lajmet e fundit>