Siguri

Microsoft patenton teknologji spiunuese për Skype

Jun 30 2011
0 Shpërndarje
Microsoft patenton teknologji spiunuese për Skype

altNjë teknologji e sapo patentuar e Microsoft e quajtur Legal Intercept që do të lejonte kompaninë që në mënyrë të fshehtë të ndërhynte, monitoronte dhe regjistronte thirrjet në Skype, ka bërë bujë në botën e teknologjisë.

Aplikimi për këtë aplikacion nga ana e Microsoft ishte bërë në vitin 2009, shumë kohë para se kompania të blinte Skype në muajin maj. Aprovimi i kësaj patente nga autoritetet u bë javën e kaluar.

Nga Microsoft teknologjinë e aplikacionit të patentuar e përshkruajnë si një vegël e ngjashme që përdoret nga kompanitë telekomunikuese dhe prodhuesit e pajisjeve që të përshtaten me kërkesat qeveritare për mbikëqyrje dhe vëzhgim.

Sipas Microsoft, Legal Intercept është dizajnuar që në mënyrë të pazëshme të regjistroj komunikimet në VoIP rrjetet siç është Skype.

Nga Microsoft deklarojnë që Legal Intercept do t’u shërbente për të modifikuar bisedat e regjistruara siç do të ishte shtimi, ndryshimi, apo fshirja e pjesëve të regjistruara. Gjithashtu sipas Microsoft, aplikacioni i sapo patentuar mbulon lëshimet që kanë shumica e veglave të dizajnuar kryesisht për të ndërhyrë në shërbimet e zakonshme telefonike të njohur edhe si POTS (Plain Old Telephone Service). Ky shërbim nuk funksionon me teknologjitë e reja komunikuese VoIP.

Në SHBA ekziston edhe një rregullore e njohur si CALEA (Communications Assistance for Law Enforcement Act). Me anë të kësaj rregullore kërkohet nga operatorët telekomunikues të bëjnë pajisje që do të mundësonin të vëzhgonin thirrjet që do të kërkoheshin të vëzhgoheshin nga ana e autoriteteve të sigurisë.

Por, sipas një profesori të së drejtës në Universitetin e Miami-t, afrimi i teknologjisë me prioritetet e agjencive do të thotë edhe afrim drejt një “diktature”. “Së pari, nëse bëni një teknologji që do të përshtatej me interesat e FBI do të thoshte se do të bëni diçka që do të përshtatej me diktaturën, dhe për periudha të gjata kjo nuk duket se funksionon, ashtu siç u pa në “Pranverën arabe”. Së dyti, përvoja ka treguar që ndërtimi i dyerve të pasme dalëse krijon vrima për kriminelët,” thotë profesori Michael Froomkin.

Në anën tjetër Jeffrey Chester, drejtor në Qendrën për Demokraci Digjitale (Center for Digital Democracy), thotë që kjo patentë përshtatet me qëllimet e gjëra të Microsoft.

Sipas tij kompania “synon të inkorporojë teknologji ndjekëse, vëzhguese për shërbimet e Skype, në të njëjtën kohë kur po futet në teknologjinë komunikuese mbarë botërore.”

Nga Microsoft kanë refuzuar të komentojnë për këtë teknologji.

Lajmet e fundit>