Siguri

Microsoft: Paktet kibernetike ndërkombëtare mund të reduktojnë përhapjen e keqbërësve

Feb 7 2013
0 Shpërndarje
Microsoft: Paktet kibernetike ndërkombëtare mund të reduktojnë përhapjen e keqbërësve

cyber Shtetet të cilat kanë nënshkruar pakte ndërkombëtare mbi sigurinë kibernetike kanë rezultuar në reduktim të shpërndarjes së keqbërësve mes qytetarëve të tyre. Këto janë të dhënat e fundit që raportohen nga studimi i kryer nga Microsoft, në bashkëpunim me Universitetin George Washington.

Shtetet që kanë nënshkruar traktatit e Këshillit të Evropës mbi Krimin Kibernetik në vitin 2001 ose Planin e Veprimit të Londrës në vitin 2004, të dyja të lidhura ngushtë me spam-in, qëndrojnë më lart në renditjen e shteteve më pak të prekura nga krimi online.

Nënshkrimi i pakteve të tilla nuk përfundon tek hedhja e firmave për rënien dakort. Këto marrëveshje shoqërohen me kërkesa që u parashtrohen qartë shteteve para se t’i firmosin ato, ku përfshihen metodat për bashkëpunimin ndërkombëtar mbi krimin kibernetik etj. Për t’i firmosur ato, shteteve u duhet të investojnë realisht në ndryshimin e situatës në territorin e tyre dhe të punojnë fort për ndryshimin dhe përshtatjen e ligjeve.

Cyber pactGjatë studimit doli në pah se ndër faktorët e matshëm për një CCM të ulët (computers cleaned per mile – kompjuterë të painfektuar për milje) ishin kompjuterë për frymë, përdorimi i Facebook-ut, shpenzimet shëndetsore për person, penetrimi i markës si dhe shpenzimet për kërkim dhe zhvillim.

Ndër shtetet me CCM më të ulët, sipas raportit, ishin Australia, Kina, Japonia, Suedia dhe Franca. Ndërkohë, SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Rusia, , Turqia, Pakistani, Iraku, Afrika e Jugut, Spanja dhe Argjentina kishin norma të larta CCM.

Megjithatë, në raportin e tij, Microsoft thekson se CCM nuk është matës perfekt i gjendjes së sigurisë kibernetike në një vend. Nga ana tjetër, një CCM e ulët nuk tregon domosdoshmërisht se një shtet është i sigurt nga sulmet kibernetike. (CIO Albanian)

Tags >

microsoft
Lajmet e fundit>