IT Organizate

Microsoft paguan 70 milionë dollarë dëmshpërblim

Aug 2 2011
0 Shpërndarje
Microsoft paguan 70 milionë dollarë dëmshpërblim

Microsoft është urdhëruar të paguaj 70 milionë dollarë dëmshpërblim për kompaninë Alcatel-Lucent në një proces që një kohë mund t’i kushtonte Microsoft deri në 1.5 miliardë dollarë.

Juria në një gjykatë lokale në San Diego të premten ka marrë vendim për procesin gjyqësor që akuzonte Microsoft për keqpërdorimin e patentave në disa produkte përfshirë edhe Outlook-un. Akuza kishte ardhur nga ana e kompanisë Lucent në vitin 2003, para se të bashkohej me Alcatelin.

Një juri në të njëjtën gjykatë në vitin 2007 kishte urdhëruar Microsoft-in ti paguante kompanisë Lucent 1.5 miliardë dollarë për shkeljen e patentave, por vendimi ishte shfuqizuar nga gjykatësi me pretekstin që Microsoft kishte shkelur vetëm njërin nga dy patentat të përfshirë në akuzë, dhe që njëri ishte në bashkëpronësi me institutin hulumtues evropian, kështu që gjykata nuk kishte juridiksion të vendoste për këtë.

Lucent u ankua ndaj këtij vendimi, por gjykata federale mbështeti vendimin e gjykatës lokale që rezultoi më pas në marrëveshjen e të dyja palëve për shumicën e çështjeve në aktakuzë, por disa mbetën të pazgjidhura dhe janë endur nëpër gjykata që nga ajo kohë.

Microsoft ka paralajmëruar që do të ankohet edhe ndaj këtij vendimi të fundit që vjen nga gjykata e San Diegos.

Lajmet e fundit>