Business & Management

Microsoft ofron një version lokal të shërbimit cloud Azure

Jul 10 2017
0 Shpërndarje
Azure Stack do tu shërbejë kompanive në pjesë të ndryshme të botës ku përdorimi i cloud është plotësisht i mundshëm. Microsoft ofron një version lokal të shërbimit cloud Azure Photo Source: Reuters

Ditën e Hëne Microsoft prezantoi një shërbim të ri me anë të cilit konsumatorët mund të përdorin teknologjinë cloud të kompanisë në serverat e tyre.

Kjo lëvizje është e para e përpjekjeve të Microsoft për të konkurruar në mënyrë më efektive me rivalët e Amazon dhe Google.

“Dallimi kryesor i yni nga dy konkurrentët më të mëdhenj është ofrimi i një zgjidhjeje plotësisht hibride,” u shpreh ekzekutivi i Microsoft Judson Althoff.

Azure Stack do tu shërbejë kompanive në pjesë të ndryshme të botës ku përdorimi i cloud nuk është plotësisht i mundshëm.

Konkretisht kompanitë nuk do të jenë të detyruara të zhvendosin të gjithë operacionet e tyre në cloud në mënyrë që të përdorin Azure.

Dell EMC, Lenovo dhe HPE do të ofrojnë serverët dhe pajisjet e duhura për të vënë në funksion shërbimin.

Sistemet e para do të dërgohen tek konsumatorët duke filluar nga Shtatori. Microsoft gjithashtu lançoi Microsoft 365, një shërbim ku konsumatorët mund të blejnë Office 365, Windows 10 dhe shërbime të tjera në një pako të vetme. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>