Business & Management

Microsoft ofron konçensione të harduerit dhe softuerit për Komisionin Europian

Nov 21 2016
0 Shpërndarje
Microsoft ofron konçensione të harduerit dhe softuerit për Komisionin Europian

The logo of Microsoft is pictured in Issy-les-Moulineaux, France, August 8, 2016. REUTERS/Jacky Naegelen

Microsoft do të lejojë rivalët e Linkedin të kenë qasje në softuerët e kompanisë si dhe tu japë prodhuesve të harduerit opsionin e instalimit të shërbimeve të tjera në përpjekje për të fituar besimin e Europës lidhur me blerjen e rrjetit social profesional.

Gjigandi i sistemit operativ ofroi javën e kaluar konçensione për Komisionin Europian ndërsa ky i fundit përgatitet të hetojë Microsoft për marrëveshjen 26 miliard dollarëshe të Linkedin.

Oferta e Microsoft synon të tregojë se kompania nuk do të favorizojë Linkedin në kurriz të rivalëve në përpjekje për të adresuar shqetësimet e rregullatorëve.

Komisioni Europian po kërkon mendimin e rivalëve dhe konsumatorëve përpara se të marrë një vendim për të pranuar ose jo konçensionet e Microsoft. Pritet që Komisioni të japë vendimin final më 6 Dhjetor.

Në të kaluarën Microsoft është gjobitur mbi 2.2 miliard Euro nga KE-ja për shkelje të ndryshme me sistemin operativ Windows. (CIO Albanian)

Tags >

microsoft
Lajmet e fundit>