Aplikacione

Microsoft Office vjen për Android dhe iOS vitin tjetër

Oct 12 2012
0 Shpërndarje
Microsoft Office vjen për Android dhe iOS vitin tjetër

Të gjithë do të kishim dëshirë të përdornim Microsoft Office në pajisjet tona Android apo iOS. Më në fund, pritja ka mbaruar: Microsoft-i sapo ka deklaruar se po planifikon shpërndarjen e versionit Office 2013 si aplikacion duke filluar nga viti tjetër.

Sipas The Verge, menaxheri i produkteve Petr Bobek ka konfirmuar lajmin duke thënë gjithashtu se aplikacionet priten të jenë gati në mars të vitit 2013.

Platformat e tjera që do të kenë mundësi të aksesojnë Microsoft Office do të jenë Windows Phone, Windows RT, Mac OSX dhe Symbian.

Kjo do t’u japë mundësi përdoruesve të punojnë në Word, Excel dhe PowerPoint përmes smartfonit apo tabletit të tyre dhe mund të ndryshojë gjithashtu gjithë konceptin e kryerjes së punëve dixhitale. Office 2013 do të prezantohet fillimisht për biznesin në dhjetor ndërsa për konsumatorët në shkurt 2013.

Sipas deklaratës për shtyp, shërbimet e Office 365 dhe produkteve të tjera Office për mobile (pra, celularë dhe tabletë) do të lançohen nga marsi i vitit tjetër. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>