Microsoft

Microsoft Office Lens sfidon Evernote si aplikacioni më i mirë për skanimin e dokumenteve në iOS

Apr 9 2015
0 Shpërndarje
Microsoft Office Lens sfidon Evernote si aplikacioni më i mirë për skanimin e dokumenteve në iOS

officeNë betejën për titullin e aplikacionit më të mirë mobil të skanimit, shfaqen dy pretendentë të cilët e njohin mjaft mirë njëri tjetrin: OneNote vs EverNote. Dhe kjo betejë është zhvendosur edhe në iOS dhe Android.

Microsoft Office Lens quhet aplikacioni i ri mobil që shërben për skanimin e dokumenteve në iOS. Përmes kamerës lehtësisht do të mund të fotografoni në detaje dokumentet tuaja nga një iPhone dhe iPad. Ky aplikacion shfaq aftësi mjaft të mira në gjurmimin e këndeve, në prerjen e fotografive duke ju kursyer njëkohësisht kohë dhe gjeste mbi ekranin e celularit tuaj.

Ky aplikacion performon mjaft mirë jo vetëm në skanimin e dokumenteve por edhe të kartave të biznesit por nuk përfundon këtu. Detajet e kartës mund ti shtoni në ditarin e OneNote. Për më tepër të gjitha informacionet e gjendura në kartë mund ti eksportoni në telefonin tuaj në formën e një kontakti të ri. Por si mund ta realizoni këtë? E thjeshtë! fillimisht pasi të keni aksesuar aplikacionin zgjidhni modalitetin e skanimit në formatin “Document”, skanoni kartën dhe pastaj eksportojeni në ditarin OneNote. Më pas do të shfaqet një listë “Recent Upload” (Ngarkimet e Fundit) dhe aty do të vëreni një skedar që prezanton një kontakt në formatin .vcf. Mjafton të klikoni mbi të dhe mëpas të përzgjidhni opsionin e krijimit të një kontakti të ri (“Create Contact – Add to Existing Contact”).

Por nga Office Lens, lehtësisht do të mund të ngarkoni skanimet tuaja edhe në OneDrive, Word, PowerPoint madje edhe ti eksportoni në formatin .pdf. Gjithashtu mund ti dërgoni në e-mail apo ti ruani në libraritë e fotove.

Por do dëshironim të thonim të njëjtat gjëra edhe për aplikacionin e Evernote. Ka disa aftësi mjaft të mira, si skanimin edhe të një teksti me shkrim dore, madje ta konvertojë atë edhe në shkrim dixhital. Por ky aplikacion shpeshherë dështonte gjatë përdorim në një iPhone 6 Plus. Kjo ndodh sidomos gjatë skanimit të dokumenteve të shumëfishta, dhe ankimet lidhur me këtë problem mund ti gjeni kudo nëpër forumet e Evernote.

Gjithashtu supozohet se Evernote duhej të kishte një karakteristikë të veçantë për skanimin e kartave të biznesit. Por kjo veçori vjen me një kosto prej 5 dollarësh nëse doni të përfitoni prej saj.

Nga dy aplikacionet, Office Lens është më i qëndrueshëm në një iPhone dhe nuk ka dështuar asnjëherë gjatë përdorimit tonë. Shpresojmë që Evernote ta zgjidhë këtë problem madhor sepse këtë herë titulli shkon për Office Lens. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>