Investim

Microsoft Office duhet të evulojë që të jetë i suksesshëm

Jul 17 2012
0 Shpërndarje
Microsoft Office duhet të evulojë që të jetë i suksesshëm

Office ka qenë një produkt shumë i suksesshëm për ndërmarrjen Microsoft, por kryesimi i vet është larg nga të qenit i siguruar në këtë pozitë teksa softueri shkon në cloud dhe punëtorët i sjellin tabletët dhe smartfonët e vet në punë.

Nëse me versionin e ri të Office Microsoft do të dështonte, ndikimi i Microsoft në tërësi do të ishte katastrofal, pasiqë platforma e aplikacioneve për produktivitet është njëra nga veglat më fitimprurëse për ndërmarrjen.

Për të mposhtur sfiduesit si Google Apps, Office duhet të evoluojë në një produkt më të lehtë për t’u përdorur, i shoqërueshëm në tablet dhe smartfon dhe një produkt që nuk i ndëshkon konsumatorët të cilët i qasen atij përgjatë cloudit me zbraztësi të mëdha në veçori dhe instalime të ndërlikuara.

Përkatësisht, Microsoft duhet të tejkalojë heshtjen e vet për ta bërë produktin e vet Office një version për tabletët iPad dhe Android. Dhe kjo ndërmarrje duhet të forcoj Office 365, që është versioni i vet që përfshinë versionin online të Office, Lync, SharePoint dhe Exchange.

Këto nuk janë lëvizje të lehta për Microsoftin, pjesërisht përshkak se ato rrezikojnë ndikimin e shitjeve dhe të qenit produkti më fitimprurës për këtë ndërmarrje.

Sidoqoftë, sipas njerëzve që janë të familjarizuar me planet, Microsoft ka treguar që ka për synim të mbahet me këtë version të ri të platformës, që do të quhet Office 2013.

Kur lajmëroi një “Vëzhgim Teknologjik” të kufizuar të versionit të ri në janar, nën emrin Office 15, Microsoft tha që azhurnimi do të përfshinte jo vetëm aplikacionet e platformës produktive si Word, Excel dhe PowerPoint, por edhe Office 364 dhe versionet e produkteve për bashkëpunim dhe komunikim si Exchange, Lync dhe SharePoint. Azhurnimi nuk do të zgjerohej vetëm në ndërfaqet e kompjuterëve, por edhe tek tabletët dhe smartfonët.

Mbi të gjitha, Microsoft duhet të theksojë lehtësinë e përdorimit dhe t’i shmanget goditjes që morrën shumë përdorues që për një kohë të gjatë e kishin përdorur platformën Office kur Office 2010 doli dhe ata gjetën vendosjen e menyve dhe komandave që dukshëm ishin ndërruar.

“Me versionin e fundit të Office, Microsoft e goditi vetveten,” tha analistja nga Nucleus Research, Rebecca Wettemann.

Kjo ndërmarrje tani ka një mundësi për të organizuar funksionet e shumta të platformës në ndërfaqen e përdoruesit në një rrugë që është më e afërt me përdoruesit.

“Për një kohë të gjatë, me çdo version të ri, Microsoft është përqendruar që t’i japë Office një numër të madh veçorish të reja, që ndihmon me plotësim por jo përdorim,” tha Guy Creese, analist në Gartner.

“Microsoft nuk ka nevojë të largojë veçoritë, as të heshtë produktin – vetëm mos të sulmojë përdoruesit me të gjitha këto veçori ashtu siç ka bërë historikisht.”

Gjithashtu kritik dhe mjaft i vonuar është një version i Office për smartfonët dhe tabletët me Android dhe iOS.

Veçanërisht, një version i Office për iPad nuk duhet të vonohet, sepse tableti është bërë një vegël në vendin e punës për shumë njerëz që e kanë blerë atë fillimisht për përdorim personal dhe pastaj mbaruan duke e sjellë atë poashtu në zyrë. “Microsoft ka nevojë ta bëjë këtë,” tha analisti i industrisë, Michael Osterman, nga Osterman Research.

Osterman tha që ai nuk do të befasohej nëse Microsoft do të vazhdonte të pengonte në vendosjen e Office në iOS, veçanërisht tani kur planifikon të lëshojë tabletin e vet, të quajtur Surface, i cili do të përdorë sistemin e vet të ri Windwos 8, me ndërfaqen e re të dizajnuar për pajisjet e ndjeshme në prekje si tabletët. Sidoqoftë, ky do të ishte një gabim i kushtueshëm, tha ai.

Trendi “sill pajisjen tënde” (BYOD” është duke i përfshirë ndërmarrjet dhe përdoruesit janë duke u ankuar për mundësinë për të përdorur produktet si Office dhe SharePoint nga pajisjet e tyre të dëshiruara mobile, tha Creese.

“Nëse Microsoft nuk e përfill këtë realitet dhe thotë që ajo vetëm do ta vendos Office në tabletët Windows 8, kjo nënkupton që ata thjeshtë nuk janë në hap me kohën,” tha Creese.

Formimi i aplikacioneve të veta për pajisjet mobile është një rrugë e gjatë që do të përfshijë një formë të re të mendimit për qëllimet e këtyre programeve dhe përdorimin e tyre në smartfonë, tabletë dhe pajisje hibride që kanë ekrane të ndjeshme në prekje dhe mi-plus-tastierë.

Microsoft mund të ofrojë disa aplikacione përgjatë shfletuesve për celularë që mbështesin HTML5, duke ju ofruar të tjerëve aplikacione të posaçme për platformën.

“Formë-faktori ndikon se çfarë ju mundeni dhe pritni të bëni me aplikacione,” tha Philipp Karcher, një analist nga Forrester Research.

Microsoft ka nevojë që të bëjë kujdes në këtë proces, sepse një ofertë gjysmake do të mund të dëmtonte brendin e Office dhe dështonte së jetuari me pritjet e njerëzve që i kanë për platformën, tha ai.

Dhe Microsoft ka nevojë ta kuptojë atë shpejt, sepse përdoruesit duan opsionin për të vendosur aplikacionet në një llojllojshmëri të pajisjeve sot, tha Creese.

“Ditët e ‘Windowsit të parë”, veçanërisht në pajisje mobile, plotësisht kanë mbaruar,” tha ai. “Microsoft mund ta dëshiroj atë ndryshe, por ajo nuk është se si njerëzit janë duke punuar.”

“Nuk ka mëdyshje që pajisjet mobile janë duke shpërthyer në adoptim dhe njerëzit duan ta shohim se çfarë rrëfimi ka Microsoft për ta vendosur Office në ato pajisje,” tha ai.

Një prioritet tjetër duhet të jetë forcimi i veçorive në Office 365, ashtu që përdoruesit të mos ndjehen që marrja e përparësive të modeleve cloud nënkupton rrezikim të funksionalitetit.

Barazia e plotë mes versioneve të Office, Lync, SharePoint dhe Exchange dhe plotësuesve të vet online mund të mos jetë e mundshme, por është një mundësi për të paraqitur hapësirat në funksionim që ekzistojnë sot, tha Osterman.

“Microsoft duhet t’i drejtojë që të dy ato më afër,” përfundoi ai. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>