Microsoft

Microsoft Office 365 klasifikohet si produkti Office më i suksesshëm i kompanisë

May 30 2013
0 Shpërndarje
Microsoft Office 365 klasifikohet si produkti Office më i suksesshëm i kompanisë

microsoftMicrosoft ka njoftuar se produkti Office 365 Home Premium ka arritur mbi 1 milion të abonuar brenda 100 ditësh duke u shndërruar kështu në edicionin më të shitur Office. Për këtë paketë është kryer nga përdoruesit mesatarisht më tepër se një blerje çdo sekondë që prej momentit të lançimit.

Microsoft ka vënë re se Office 365 është shitur shumë më shpejt se sa shërbimet e tjera shumë popullore në Internet si p.sh Hulu, Plus, Spotify, Dropbox, Facebook dhe Foursquare.

I vetmi shërbim që është shitur më shpejt është Instagram. Kjo gjë mund të shihet edhe në infografikun e mëposhtëm.

office 365 1miljon

Asnjë prej këtyre shërbimeve nuk mund të krahasohet nga cilësia me paketën Office, megjithatë ato ofrohen pa pagesë dhe lidhen me përdorimin e mediave gjë që vlerësohet shumë më tepër nga përdoruesit se sa softuerët që kanë për qëllim produktivitetin. Kjo ecuri e suksesshme i ka treguar kompanisë se Office 356 është një produkt hit.

Microsoft ka lançuar Office 365 Home Premium më 29 janar duke ofruar për konsumatorët paketën e produktivitetit në cloud me kosto 100 $ në vit.

Ndërkohë Office 365 University kushton 79.99 $ për abonim 4-vjeçar ose 20 $ në vit për studentët që janë ende në shkollë. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>