Aplikacione

Microsoft Office 365 drejt versionit dhe çmimit të duhur

Jul 24 2012
0 Shpërndarje
Microsoft Office 365 drejt versionit dhe çmimit të duhur

Microsoft Office 365 është pasardhësi i BPOS (Business Productivity Online Suite), një produkt i projektuar për biznesin që përfshinë shërbimet e aplikacioneve të Office. Megjithatë, si gjithmonë, ekziston hutia mes numrit të ndryshëm të versioneve të paketës dhe çmimeve përkatëse.

Office 365 u publikua online në vitin  2011 dhe përmbanë Lync Online si dhe aplikacione të tjera Ueb ose desktop, në varësi të versionit që zgjidhni.

Ajo që duhet theksuar është fakti se Microsoft nuk do ta vendosë të gjithë versionin e plotë klient të Office në cloud. Ai ofron gjithashtu Office Professional Plus që është një paketë desktop dhe jo në cloud. Më poshtë po paraqesim ofertat e Microsoft për versionin klient:

Office 365 për biznesin e vogël

Me biznes të vogël nënkuptohen kompanitë që kanë 1 – 50 punonjës si dhe burime të kufizuara TI-je. Oferta e Microsoft është 6 dollarë në muaj. Përfshihen:

– Office Web Apps për të parë, redaktuar dhe shpërndarë dokumente.

– Exchange Online për e-mail, kontaktet dhe kalendarin, për qasje në PC, Mac, Windows Phone, iPhone, Android dhe Blackberry. Madhësia e e-mailit është 25GB, e shoqëruar me anti-virus dhe anti-spam.

– SharePoint Online për shërbimet e Microsoft Office Access, faqe grupi të mbrojtura me fjalëkalime si dhe një Ueb faqe publike.

– Lync Online për mesazhe dhe konferenca video/audio.

– 99.9% të kohës funksional.

– Mbështetje 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.

Office 365 për ndërmarrje

Microsoft ofron një version të Office 365 me opsione të ndryshme për ekzekutivët e lartë, të cilët kanë nevojë për çdo lloj mjeti për të plotësuar funksionet e tyre. Në këtë version, mund të zgjedhet të blihen pjesë të ndryshme të pakos varësisht nevojave të organizatës dhe të paguhet vetëm për atë që nevojitet e përdoret nga punonjësit.

Për punonjësit që nuk kanë zyrë apo ata të kioskave që kanë nevojë vetëm për e-mailin, Microsoft ofron një pagesë prej 2 dollarë në muaj që përfshinë: madhësi 500MB të e-mailit, Office Web Apps, Outlook Web Apps, mundësinë për të parë faqe të SharePoint si dhe një panel për menaxherët e TI-së që administron shtimin e përdoruesve.

Versioni tjetër, që kushton 10 dollarë në muaj për çdo përdorues, përshinë edhe Exchange Online, SharePoint online si dhe Lync Online. Pra, ky plan përfshinë të gjitha karakteristikat e planit për biznesin e vogël plus përkrahje përmes telefonit nga TI në çdo moment të ditës.

Së fundmi, versioni më i shtrenjtë i këtij plani kushton 24 dollarë në muaj për punonjës, dhe përfshinë funksionet e plota të Exchange, SharePoint dhe Lync Online plus versionin desktop të Office Professional Plus. Kjo e fundit nuk gjendet në cloud por ofrohet shtesë në shërbimet e cloud të Office 365. Ajo përfshinë pakon e plotë të Office – Word, Excel, PowerPoint, OneNote, SharePoint Workspace, Outlook, Publisher, Access, InfoPath dhe Lync communications client.

Office 365 për edukim

Microsoft ka shndërruar sistemin pa pagesë të e-mailit [email protected], e ka integruar atë me BPOS dhe e ka rilansuar me emrin Office 365 for Education. Ky version është i disponueshëm për shkollat e mesme dhe të larta që nga viti 2011.

[email protected] aktualisht përfshinë një sërë shërbimesh dhe aplikacionesh pa pagesë të Microsoft si Outlook Live, Windows Live Messenger, Windows Live SkyDrive dhe Office Live Workspace për të ruajtur dhe shpërndarë dokumente.

Deri tani kompania nuk ka dhënë më tepër detaje mbi transformimin e [email protected] si Office 365 for Education, megjithatë ka deklaruar në faqen zyrtare në internet se Outlook live do të shndërrohet në Exchange Online.

Shkollat do të kenë opsione që deri tani nuk i kanë pasur, si psh karakteristika të avansuara të Exchange, Lync Online dhe SharePoint online, arkivim, postë zanore, pëkrahje për Blackberry. Microsoft është shprehur se Office 365 for Education do të përfshijë të gjitha karakteristikat e versionit Office 365 Enterprise dhe do të ofrohet i kombinuar pa ose me pagesë, në varësi të funksioneve që do të kërkohen. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>