Technology

Microsoft Office 2011 edhe për OS X 10.8 Moutain Lion

Jul 26 2012
0 Shpërndarje
Microsoft Office 2011 edhe për OS X 10.8 Moutain Lion

Ndërmarrja Microsoft, njoftoi dje se pakoja e produktivitetit MS Office është e përshtatshme edhe për vesionin e fundit të sistemit operativ të Apple.

Office 211 ose Office 2008 për Mac janë të përshtatshëm me versionin e fundit të Apple të OS X 10.8 “Mountain Lion”, thuhej në postimin në blog të ndërmarrjes Microsoft. “Ne kemi punuar me Apple për të siguruar një përvojë fantastike për përdoruesit tanë,” shton më tej postimi në blog.

Azhurnimet e pavarura do të refuzohen nga veçoria e re e sigurisë së Mountain Lion, Gatekeeper, që parandalon nga ekzekutimi aplikacionet e palës së tretë që nuk njihen nga zhvilluesit e Apple. Derisa veçoria AutoUpdate e Microsoft është e lëshuar, azhurnimet do të vazhdojnë të adaptohen.

Kjo nënkupton që pakot e shërbimit duhet të instalohen përmes kanalit AutoUpdate. Nuk është e qartë se si kjo do të ndikojë tek konsumatorët e ndërmarrjes.

Sidoqoftë, përshtatshmëria dhe ndërlidhja janë dy gjëra të ndryshme. Derisa Office për Mac është i përshtatshëm me lëshimin e fundit, ai ende nuk e ofron ndërlidhjen me iCloud dhe as nuk i përkrahë paraqitjet Retina.

Ende nuk ka ndonjë fjalë për versionin e ri të Office për Mac. Disa presin që ai të vijë një vit pasi që Office 2013 të lëshohet, që është shtyrë të marrë statusin “gold” në nëntor me një lëshim të çerekut të parë të vitit 2013. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>