Microsoft

Microsoft: Nuk do të ketë më certifikime Master për profesionistët e teknologjisë

Sep 6 2013
0 Shpërndarje
Microsoft: Nuk do të ketë më certifikime Master për profesionistët e teknologjisë

Microsoft logoooKompania ka vendosur të mos ofrojë më provimet e certifikimit të nivelit Master duke filluar nga data 1 tetor, duke nxitur kështu protesta të forta nëpër blogje apo forumet e profesionistëve të IT-së.

Microsoft-i është përgjigjur duke thënë se programi Master arrin vetëm një numër shumë të vogël të gjithë komunitetit dhe vetëm disa qindra profesionistë kishin aplikuar vitet e fundit për këtë certifikim.

Certifikimi ishte krijuar për profesionistët që synonin të merrnin vlerësimin më të madh nga Microsoft-i. Kompania njoftoi përmes një e-maili se nuk do të ofrohej më programi Master për profesionistët e IT-së, së bashku me programet trajnuese të këtij niveli dhe të atij arkitekturor duke filluar nga data 1 tetor.

“Industria e IT-së po ndryshon me shpejtësi dhe ne do të vazhdojmë të bëjmë vlerësimet tona për certifikimet dhe trajnimet që nevojiten në këtë industri për të përcaktuar se cilat janë ndryshimet që duhen zbatuar,” u shpreh kompania.

Certifikimet që do të përfundojnë së ekzistuari janë Microsoft Certified Master, Microsoft Certified Solutions Master, dhe Microsoft Certified Architect. Ato janë top certifikime për profesionistët e IT-së të cilët punojnë me produktet e Microsoft-it. (PCWorld Albanian)

Tags >

microsoft
Lajmet e fundit>