Microsoft

Microsoft nënshkruan një kontratë të re 7.2 miliardë $ për të blerë Nokia-n

Sep 4 2013
0 Shpërndarje
Microsoft nënshkruan një kontratë të re 7.2 miliardë $ për të blerë Nokia-n

nokia lumia 1020Microsoft ka deklaruar se po planifikon të blejë pajisjet dhe shërbimet e biznesit të Nokia-s dhe gjithashtu të licencojë patentat dhe shërbimet e hartave të tij vetëm për një kontratë 7.2 miliardë $. Ky transaksion pritet të mbyllet gjatë tremujorit të parë të vitit 2014.

Gjiganti softuerik do të paguajë 5 miliardë $ për të blerë divizionin e pajisjeve dhe të shërbimeve dhe 2.2 miliardë $ për licencat e patentave. Microsoft tha se ka si qëllim të rris hapësirën e kompanisë dhe të ardhurat në tregun e pajisjeve mobile nëpërmjet një inovacioni të shpejtë, nëpërmjet rritjes së bashkëpunimit dhe unifikimit të tregut me emrin. Nga ana e saj Nokia tha se kjo kontratë ka si qëllim forcimin financiar të kompanisë dhe i jep një mundësi për riformim të ri fitimprurës.

Kompania Microsoft gjithashtu publikoi një e-mail nga shefi ekzekutiv i kompanisë Steve Ballmer drejt punonjësve të kompanisë ku midis të tjerash shkruhej: “ Bashkëpunimi me Windows Phone gjatë dy viteve të fundit ka rezultuar në një punë të shkëlqyer, Lumia 1020 është një shembull shumë i mirë. Gjithashtu ky bashkëpunim ka sjellë një rritje të madhe kompanisë. Në fakt Windows Phone po pëson një tërheqje të madhe në tregun e pajisjeve mobile” Në vitin 2011 Microsoft hyri në një kontratë me Nokia-n, e cila pranoi Windows Phone si sistemin operativ primar. Ky bashkëpunim prodhoi një sërë smartfonësh të vlerësuar.

Por ky bashkëpunim i fundit ka për të rezultuar gjithashtu edhe në ndryshime midis liderëve të kompanisë, ku Stephen Elop , shefi ekzekutiv i mëparshëm i Nokia-s është kandidati kryesorë për të zëvendësuar Ballmer. Të tjera lëvizjesh priten të ndodhin edhe në nivele më të ulta inxhinierike të kompanisë. “Ky bashkëpunim do të sjellë së bashku inxhinierët softuerik më të mirë të Microsoft-it dhe inxhinierët më të mirë të pajisjeve, dizajnuesit dhe krijuesit e Nokia-s”, -tha Elop në një deklaratë. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>