Microsoft

Microsoft në ndjekje të korporatave përmes Dynamics AX ERP

Mar 21 2013
0 Shpërndarje
Microsoft në ndjekje të korporatave përmes Dynamics AX ERP

Microsoft-Dynamics-AXMe përditësimet e fundit në softuerin e vet për planifikimin e burimeve të ndërmarrjes, Dynamics AX ERP, Microsoft synonte të fitonte kompani të mëdha, të cilat kishin zgjedhur më parë përdorimin e programeve të ngjashme nga Oracle apo SAP.

Prodhuesi i produkteve kozmetike Revlon përdor AX për të zëvendësuar sistemet e ndryshme që përdoren nga kompania në varësi të pikave të shitjes. CIO i kompanisë, David Giambruno, u shpreh se po përpiqeshin të përdornin një ERP të vetme, për të lehtësuar punën dhe për ta bërë sa më efektive mbledhjen e të dhënave.

“Detyra ime është t’i bëj sistemet të punojnë për njerëzit dhe jo njerëzit të punojnë për sistemet. Prandaj ne do të përdorim një ERP unike në të gjitha njësitë tona,” përfundoi ai.

Microsoft Dynamics AX 2012 R2, u lançua në dhjetor 2012 dhe përfshin lokalizime në 36 shtete. Kjo do të thotë se konsumatorët mund të realizojnë veprime nga një instancë e vetme e aplikacionit, në vend që të përdoren disa instalime për të mbuluar të gjitha zonat gjeografike.

Microsoft-i synon përmes këtij softueri të lidhë kontrata me kompani të cilat gjenerojnë nga 500 milionë $ deri në 5 miliardë $ të ardhura në vit, edhe pse më parë gjigandët softuerikë ishin të interesuar për këtë kategori ndërmarrjesh.

Por tashmë, “gjithmonë e më tepër po bëhemi dëshmitarë të rritjes së AX si një alternative konkurrente ndaj Oracle apo SAP,” deklaroi analisti Ray Wang, CEO i Constellation Research.

Nga ana tjetër, Microsoft-i ka lançuar edhe dy aplikacione që synojnë kompanitë e vogla dhe të mesme, GP 2013 dhe NAV 2013 ERP. Ato do të jenë të disponueshme prej qershorit përmes shërbimit Azure cloud. Ato u prezantuan vitin e kaluar si aplikacione “totalisht në cloud dhe të mundësuara nga Azure.” (CIO Albanian)

Tags >

microsoft
Lajmet e fundit>