Microsoft

Microsoft: Më shumë se 7 milionë rregjistrime në Yammer

Feb 21 2013
0 Shpërndarje
Microsoft: Më shumë se 7 milionë rregjistrime në Yammer

YammerNë verën e vitit 2012 Microsoft lajmëroi se kishte blerë rrjetin social për biznese Yammer për 1.2 miliardë dollarë. Në atë kohë Microsoft tha se Yammer kishte 5 milionë rregjistrime, ndërsa tani konfirmoi se numri ishte shtuar në 7 milionë.

Këtë lajmërim Microsoft e bëri në një konferencë për shtyp. Aty gjithashtu tha se shitjet e vitit 2012 ishin sa trefishi i 2011 dhe se në tremujorin e katërt të 2012 shitjet ishin 4 herë më të mëdha se ato të së njëjtës periudhë të një vit më parë.

Numri i përdoruesve që paguajnë në Yammer u rrit me 165% në 2012. Biznesi fitimprurës do të shtojë numrin e shërbimeve për konsumatorët në të ardhmen.

Këtu do të përfshihet SkyDrive Pro si dhe një mënyrë për të ndryshuar skedarët duke përdorur Office Apps. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>