Menaxhim Projektesh

Microsoft me një ngjarje të fshehtë

Jun 15 2012
0 Shpërndarje
Microsoft me një ngjarje të fshehtë

Microsoft u ka dërguar ftesa me email raporterëve rreth një ngjarjeje të fshehtë që do të mbahet me 18 qershor në Los Anxhelos.

“Jeni të ftuar në ngjarjen ekskluzive për media nga Microsoft ditën e hënën më 18 qershor në Los Anxhelos, Kaliforni. Ngjarja fillon në orën 3:30 PM,” thuhet në ftesën e dërguar nga departamenti për marrëdhënie me publikun. Sipas SlashGear, Microsoft dërgoi ftesat për një ngjarje ditën e hënë për një “lajmërim madhor”. Microsoft tregoi se ngjarja do të mbahet në Los Anxhelos, por tha që nuk do të tregojë vendin e ngjarjes deri në ditën e hënë. Ndërmarrja dëshiron që ngjarja të duket si e fshehtë derisa të jetë gati të bëjë lajmërimin.

Ditëve të fundit kanë qarkulluar disa thashetheme se Microsoft do të blej Yammer, por kjo ngjarje është më tepër për një lajmërim të zakonshëm për media dhe se nuk do të kërkonte një ngjarje të madhe.

Mund të supozojmë që ngjarja mund të ketë të bëjë diçka me Windows 8 dhe/ose Windows Phone 8. Microsoft, tashmë ka të planifikuar një samit për Windows Phone gjatë ditës së mërkurë, më 20 qershor. Ky “lajmërim madhor” do të drejtonte tek samiti dhe do të na jepte një ide më të mirë të asaj që mund të presim nga Windows Phone 8 para se Microsoft të fillojë të flasë rreth tij përpara zhvilluesve.

Nëse ngjarja nuk ka të bëjë me Windows Phone 8, shpresojmë që të paktën të bëhet zbulimi i datës së lansimit të Windows 8, megjithëse kjo gjë mund të tregohet pa ndonjë ngjarje të madhe.

Nëse Microsoft largon perdet për Windows Phone 8 në ngjarjen e së hënës, atëherë do të shihnim një rifreskim të madh të tre platformave madhore për celularë brenda tri javëve. Apple gjatë javës së kaluar zbuloi iOS 6 dhe ka mundësi që Google të paraqes Android 4.1 Jelly Bean në Google IO gjatë javëve të ardhshme. (CIO Albanian)

Tags >

microsoft
Lajmet e fundit>