Internet

Microsoft me cloud privat dhe risi tjera gjatë vitit 2011

Mar 23 2011
0 Shpërndarje
Microsoft me cloud privat dhe risi tjera gjatë vitit 2011

Microsoft do të fokusohet në cloud privat duke shtuar njëkohësisht mallra të reja menaxhimi gjatë vitit 2011.

Disa nga këto mjete Microsoft do ti prezanojë gjatë kësaj jave në konferencën Microsoft Management Summit në Las Vegas. Ndërsa ato fillimisht pritet të dalin më vonë gjatë këtij viti që do të pasurojnë cloudin privat të Microsoft.

Vitin e kaluar kishte shumë përqëndrim në zgjidhjet me cloud publik rreth sistemit operativ për cloud, Windows Azure. Këtë vit duket që Microsoft po përqëndrohet në zgjidhjet hibride – me Microsoft  që llogarit edhe në cloud privat si një mënyrë për të joshur konsumatorët të vendosin së paku disa nga të dhënat e tyre në “cloud”.

Ashtu siç pritej, një nga mjetet e reja të para do të jetë portali menaxhues, me emërim kodues Concero. Ky do të lejoj administratorët që menaaxhojnë të dy infrastrukturat në cloud edhe ato private dhe ato publike. Concero është pasardhës i sistemit të tanishëm System  Center Virtual Machine Manager RS2 Self Service Portal 2.0.

Kursë pari u paraqitën informatat e parë për Concero, ai përshkruhej si një konzollë menaxhuese që do të përkrahte aplikacionet për Windows Azure, “cloud privat në pako” të Microsoft duke ofruar atë që akoma nuk ishte materializuar, edhe pse pritjet për aplikacionet e para të Azure ishin për fundin e 2010/ fillimin e 2011.

Microsoft gjithashtu do ta bëj të gatshëm për publikun beta-n e produktit System Center Virtual Machine Manager (SCVMM) gjatë muajti mars. Versioni përfundimtar i atij blloku për cloud privat do të jetë i gatshëm para fundit të vitit, deklaruan përfaqësuesit e Microsoft.

Por, priten më shumë gjëra në menaxhimin e cloud-it privat gjatë këtij viti. System Center Operations Manager 2012, që do të integrojë teknologjinë menaxhuese AviCode (e marrë me blerjen e AviCode nga Microsoft vitin e kaluar) do të vijë këtë vit, ashtu siç do të jenë versionet e System Center Orchestrator (produkti menaxhues i riemëruar i Opalis); System Center Advisor (një produkt për monitorim-konfigurimi me emër kodues Atlanta); System Center Service Manager; dhe System Center Data Protection Manager 2012.

Në anën e sigurisë ndërmarrëse, ekzekutivët e Microsoft deklaruan që Forefront Endpoint Protection Manager 2012 do të lëshohet në të njëjtën kohë kur do të dalë edhe System Center Configuration Manager 2012, dhe siç qëndrojnë gjërat tani, do të ndërtohet brenda System Center Configuration Manager. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>