Aplikacione

Microsoft mbyll zyrat e Skype në Londër, rrezikohen 400 vende pune

Sep 19 2016
0 Shpërndarje
Microsoft mbyll zyrat e Skype në Londër, rrezikohen 400 vende pune

skype-mobile-smartphone-ios-android-640x0Microsoft ka konfirmuar spekulimet se kompania është pranë mbylljes së zyrave të Skype në Londër duke lënë në dritë të diellit plot 400 punojës.

Qëndrimi zyrtar i kompanisë arsyeton se kjo lëvizje e re vjen si rezultat i strategjisë së konsolidimit të operacioneve të Microsoft globalisht. Nuk do të jetë vetëm Skype që do të preket nga këto ndryshime por edhe konkurrenti i drejtpërdrejtë i Slack, Yammer.

Zyrat qëndrore të kompanisë në Luksemburg do të marrin drejtimin e operacioneve të Skype dhe Yammer në Europë. Analistët u shprehën se kjo është një prej goditjeve të para ndaj ambicjeve Britanike dhe votës së saj Brexit për ta shndërruar Londrën në një qendër globale të teknologjisë.

Skype u themelua në 2003 dhe u shndërrua në një nga platformat më popullore në botë kohë përpara se të blihej nga Microsoft në 2011-tën. (CIO Albanian)

Tags >

skype
Lajmet e fundit>