Aplikacione

Microsoft mbyll përkrahjen për Vista SP1

May 16 2011
0 Shpërndarje
Microsoft mbyll përkrahjen për Vista SP1

altMicrosoft u rikujtoi përdoruesve të sistemit operativ Windows Vista Service Pack 1 se përkrahja për këtë SO do të përfundoj me datën 12 korrik të këtij viti.

“Që nga ajo datë e tutje, Microsoft s’do të ofroj përkrahje apo freskime sigurie falas për Windows Vista Service Pack 1,” shkruan në bllogun e kompanisë në uebfaqen e tyre TechNet.

Kompania u rekomandon përdoruesve të ngritin sistemin në Vista Service Pak 2 ose Windows 7 ashtu që të marrin përkrahje të vazhdueshme dhe arnime. Vista SP2 gjithashtu përfshin freskime sistemi si versioni i ri i Windows Seardh, drajverë që përkrahin harduer produkte të reja.

Përdoruesit mund të instalojnë Vista SP2 me anë të Windows Update, ose manualisht duke shkarkuar edicionin 32-bitësh ose 64-bitësh të service pack.

Përdoruesit duhet të kenë të instaluar Windows Vista SP1 para se të përdorin SP2. Instruksione shtesë ka në uebfaqen zyrtare të Microsoft.

Përfundimi i përkrahjes për Vista SP2 është 10 prilli i vitit 2012 sipas Microsoft.

Së pari Microsoft përfundoi përkrahjen për Windows Vista pa service pack me 13 prill të vitit të kaluar. Ndërsa Microsoft akoma përkrah sistemin operativ Windows XP SP3, përkrahja për të cilin do të përfundoj me 8 prill 2014.

Microsoft mbyll përkrahjen për Vista SP1

Lajmet e fundit>