Aplikacione

Microsoft mbledh para nga prodhuesit e Android-ëve

Jul 7 2011
0 Shpërndarje
Microsoft mbledh para nga prodhuesit e Android-ëve

altNjë qendër “në modë” për të ardhura në Microsoft është një platformë e celularëve të mençur për të cilën sigurisht keni dëgjuar – Android.

Sistemi operativ mobil i Google i bazuar në Linux është bërë synim i preferuar për avokatët e Microsoft të cilët po akuzojnë dhjetëra prodhues të Androidëve, ndërsa këtë javë listës së prodhuesve që janë pajtuar për t’i paguar çeqe Microsoft sa herë që shesin ndonjë pajisje i është shtuar edhe një kompani.

Është kompania Wistron Corp., e cila ka nënshkruar një marrëveshje patente “që do të ofroj mbulim të gjerë për tabletat, celularët, lexuesit elektronik dhe pajisjet tjera konsumatore në platforma Android dhe Chrome të Wistron nën portfolion e patentave të Microsoft,” thuhet në deklaratën e Microsoft.

Sigurisht ju nuk mund të gjeni pajisjet e Wilstron në Google Shopping apo në Amazon.com, pasi kompania prodhon pjesë për brende tjera. Përfshirja e Android dhe Chrome në marrëveshjen e fundit të patentave tregon që Microsoft është nisur pas produkteve të Google në disa frone, që pritet të përfshijë edhe laptopët Chrome OS apo të njohur si “Chromebooks,” të prodhuar nga Samsung dhe Acer dhe përmbajnë shfletuesin Chrome që operon në krye të Linux.

“Jemi të kënaqur që Wilstron do të përfshijë avantazhet e programit licencues të industrisë, i themeluar për të ndihmuar kompanitë të zgjedhin problemet me IP (pronë intelektuale) në Android,” thotë këshilltari i përgjithshëm i Microsoft Horacio Gutierrez.

Microsoft deri tani ka bërë mbi 700 marrëveshje licencimi që nga lançimi i programit IP në dhjetor të 2003, përfshirë së paku pesë të tilla me prodhuesit e Android. Vetëm javën e kaluar Microsoft njoftoi për marrëveshjet Android me Velocity Micro, General Dynamics dhe Onkyo Corp, dhe pasi që Microsoft po publikon marrëveshjet një nga një, pritet të ketë edhe tjera në javët në vijim.

Sidoqoftë fitorja më e madhe për Microsoft është marrëveshja e arritur vitin e kaluar me HTC, pasi  kjo kompani është shndërruar në njërin nga prodhuesit më të suksesshëm të pajisjeve Android me prodhimet e saj, Evo dhe Thunderbolt.

Sipas raporteve Microsoft merr nga 5$ sa herë që HTC shet një celular Android që shtyn disa ekspertë të konkludojnë që Microsoft fiton më shumë para nga Android se sa nga platforma e vet Windows Phone 7.

Mirëpo, Microsoft nuk ka mbaruar. Ka edhe dhjetëra prodhues të Android për t’u marrë vesh. Motorola, një prodhues gjigant i pajisjeve Android, është duke luftuar supozimet për përdorimin e patentave të Microsoft në procese gjyqësore, por sipas një eksperti të fushës së patentave, Microsoft ka fituar edhe këtë betejë. Akuza përfshin shkeljen e 21 patentave nga ana e Motorolas, nga të cilët 19 janë në Android.

Microsoft ka akuzuar edhe shtëpinë botuese Barnes&Nobles për lexuesin elektronik Nook, i bazuar në Android, ndërsa kanë nënshkruar patente me Samsung dhe LG edhe pse nuk është e qartë nëse këto marrëveshje do të përfshijnë edhe pajisjet Android.

Marrëdhëniet e trazuara të Microsoft me produktet e bazuara në Linux janë duke ndodhur për disa vite, me 2001 CEO Steve Ballmer e quajti Linux-in një kancer, dhe me 2007 kur deklaroi që Linux dhe softuerët tjerë open-source shkelnin 235 patenta të Microsoft.

Lufta e patentave në Android zgjeron rivalitetin e Microsoft me Google, pasi të dyja këto kompani po luftojnë edhe në frone tjera si makinat kërkuese, sistemet operative, shfletuesit, softuerët për zyrë, dhe sigurisht, pajisjet mobile.

Si për ironi, Android i Google duket se sjell më shumë përfitim për Microsoft se sa makina kërkuese Bing, që dështoi të jetë një konkurrent i denjë për makinën kërkuese të Google. Bing është pjesë e divizionit Microsoft’s Online Services, që vetëm në çerekun e fundit ka humbur 700 milionë dollarë, derisa të dhënat për Windows Phone s’janë kumtuar akoma, por Android është shumë para Microsoft në tregun e celularëve të mençur.

Lajmet e fundit>