Aplikacione

Microsoft mban konferencë në Tiranë

Jan 26 2011
0 Shpërndarje
Microsoft mban konferencë në Tiranë

Me 15 dhjetor 2010, në ambientet e Hotel Sheraton u mbajt konferenca e ashtuquajtur “Microsoft Day”. Në bashkpunim me HP si sponsor gjeneral dhe Albtelecom e Infosoft Systems si sponsor të tjerë, Microsoft arriti të mbaj këtë konferencë që do të jetë e përvitshme, dhe në anën tjetër do të shërbejë edhe për prezantimin e produkteve dhe teknologjive më të reja të tyre.

PCWorld Albanian ishte atje dhe përcolii nga afër prezantimet.Konferenca nisi nme fjalimin hyrës të z.Arsen Kurti, i cili shfaqi një video ku ofrohej qartë vizioni i Microsoft për vitin 2019.Në këtë video shfaqeshin ekrane të holla dhe transparente të ndjeshme në prekje, e të cilët mesa duket për Microsoft përbënin të ardhmen.

Celularët do të jenë tejet të hollë dhe me prekje, ato do të ngjasojnë me një kartelë krediti, pastaj planimetria në të cilën ju do të mund të shikoni një imazh mund të ndryshohet dhe të dhënat e një ekrani mund të kalohen lehtësisht në një ekran tjetër me formën tërhiq dhe lësho, e gjithashtu priten shumë e shumë inovacione të tjera. z.Kurti në fund theksoi se nisur nga këto që u shfaqën nuk duhet lënë anash edhe lajmi se vizioni i Microsoft i vitit 2000 është realizuar deri në nivelin 90%.

“Microsoft shpenzon rreth 9.5 bilion dollar në kërkime në mënyrë që ky vizion të përmbushet”.Teknologjia mbizoteruese në këtë eveniment emri i së cilës u lakua shumë hërë ishte pikërisht teknologjia Cloud. Më anë të saj përdoruesi paguan vetëm sasinë e aplikacionit që përdor. Dy pjesët përbërëse të kësaj teknologjie janë shërbimi i klientit dhe dhënësi i shërbimit që lidhen së bashku nga could.Çdo produkt u prezantua në mënyrë të veçantë në një hapsirë kohore prej 40 minutash. Produkte të tjera të cilat u përmendën në konferencë pervec could janë: Microsoft Exchange Server SP1 me instalimin e ri automatik të prerekuisiteve, Microsoft Lync që do të thjeshtësoj komunikimin në ndërMicrosoft rmarje,HP multiseat solution me anë të cilit shumë monitore lidhen vetëm me një njësi qëndrore por punojnë si kompjutera të ndryshem, Hyper-V R2 etj.

Microsoft kishte dhe një showroom një njerën prej sallave në të cilën u prezantuan produkte të ndryshme si PC nga HP, IP TV nga Albtelecom si dhe Xbox Kinect i cili ishte më i popullarizuari në showroom.Shpresojmë që dhe kompani të tjera si Microsoft do të shprehin interes në tregun Shqiptar dhe do të organizojnë konferenca të tilla konstruktive dhe që japin prezantim të produkteve në nivel të dorës së parë dhe që mund të preken nga të pranishmit.Gjatë konferencës Microsoft, Albtelecom njoftoi gjithashtu se pjesëmarrësit se do të ofroj dy produkte të reja në tregun shqiptar. IPTV dhe shërbime hosting. Zoti Baki Kuran, CTO dhe Zëvendës CEO i Albtelecom, gjatë prezantimit të tij në konferencë u shpreh se Albtelecom, së shpejti do të ofroj për konsumatorët shqiptar produktet: Hosting dhe IPTV.

Lajmet e fundit>