Aplikacione

Microsoft lëshon System Center 2012 RC

Jan 18 2012
0 Shpërndarje
Microsoft lëshon System Center 2012 RC

Versioni testues (Release Candidate) i softuerit të cilin kompanitë e përdorin për të menaxhuar shërbimet e tyre në cloud, System Center 2012 tani është në dispozicion për një numër të caktuar të konsumatorëve të interesuar, informatat e të cilëve do të shërbejnë për mënjanimin e problemeve eventuale para lançimit zyrtar të softuerit.

Sipas shifrave të Microsoft, deri më tani ky softuer përdoret në më shumë se 100 mijë makina virtuale. Me anë të System Center, organizata mund të menaxhoj cloud-in e brendshëm privat, ngjashëm si aplikacionet dhe shërbimet që operojnë në cloud-in publik. Kjo qasje hibride me anë të së cilës kompania mund të operoj një aplikacion në cloud-in publik, por do të mbaj databazën në cloud-in privat, një shembull që vazhdimisht është duke hasur në një kërkesë të shtuar.

Në System Center 2012, Microsoft ka kombinuar tetë produkte të mëparshme që do të përgjigjen ndaj një ankesë të konsumatorëve që ishte thjeshtësimi i licencimit në një apo dy versione në krahasim me disa sosh, siç ishte deri më tani. Microsoft përdor një model të licencimit të ndryshëm nga konkurrentët. Konsumatorët do të paguajnë për System Center 2012 për server e jo për makinë virtuale, model sipas të cilit konsumatorët do të kursejnë më shumë sidomos ata që operojnë disa makina virtuale për server, gjithnjë sipas deklaratave të Microsoft.

Nga Microsoft deklarojnë edhe se System Center do të ndihmojë organizatat të menaxhojnë ambientet cloud në mënyrë më efiçente. Kompanitë zakonisht kanë IT administratorë që menaxhojnë 30 deri 40 serverë. Ndërsa vet Microsoft që operon qendra të të dhënave gjigante ku operojnë shërbime si Bing, Azure dhe Homtail, me System Center 2012 një IT administratorë mund të menaxhojë deri në 5000 serverë.

Në prezantimin e tyre, Microsoft shfaqi shembuj konkret se si ka shërbyer System Center 2012 në kompani të ndryshme si Luftansa, T.Rowe Price dhe Unilver, sipas të cilave ky softuer u ka ndihmuar të zgjerojnë infrastrukturën dhe automatizimin e menaxhimit të sistemeve të tyre.

Lajmet e fundit>