Aplikacione

Microsoft lançon Office 365

Jun 29 2011
0 Shpërndarje
Microsoft lançon Office 365

altDje, me datë 28 qershor Microsoft lançoi suitën e veglave produktive në cloud, Office 365, platformën të cilën e kishte paralajmëruar në fund të vitit të kaluar.

Nëse jeni një konsumatorë i shërbimeve aktuale cloud të Microsoft ose jeni duke shqyrtuar këtë, atëherë më poshtë do të gjeni disa gjëra që nevojitet t’i dini.

Office 365 nuk është Office në cloud, edhe pse në vete përmban Office Web Apps, që janë një version i “uebizuar” për Word, Excel, PowerPoint dhe OneNote. Office 365 është një suitë e Microsoft që përfshinë shërbimet Exchange Online, SharePoint Online dhe Lync Online, plus një variant shtesë të Office 2010 Professional Plus që do të punonte në PC nëse abonoheni. Ky version cloud i shërbimeve të Microsoft ofron versione të limituara të Exchange, SharePoint dhe Lync, për sa i përket vetive dhe funksionalitetit.

Office 365 zëvendëson platformat Business Productivity Suite (BPOS), Office Live Small Business dhe [email protected] Që nga data e lançimit Office 365 do të jetë në dispozicion në 40 vende,

Office 365 si konkurrentë kryesor në mesin e suitave që operojnë në cloud do të ketë platformën Google Apps.

Për përdoruesit e tanishëm të BPOS, Microsoft ka ofruar një vit kohë për të migruar në Office 365. Migrimi nga platforma Office Live Small Business është planifikuar të ndodh më vonë gjatë këtij viti ose në fillim të vitit 2012.

Lançimi zyrtar i Office 365 u bë dje në New York gjatë një eventi 30 minutësh ku CEO i Microsoft, Steve Ballmer prezantoi vetitë bazë të produktit të ri të gjigantit softuerik.

Lajmet e fundit>