Uncategorized

Microsoft lançon "Gjurmuesit e Patentave"

Mar 29 2013
0 Shpërndarje
Microsoft lançon "Gjurmuesit e Patentave"

MicrosoftMicrosoft prezantoi “Gjurmuesin e patentave” për të ndihmuar publikun edhe rivalët e tij, të kenë një kërkim më të mirë në librarinë e patentave. Kompania kishte paralajmëruar se do të nxirrte një mjet gjurmues patentash në fillim të prillit.

Prona intelektuale është një komponent kyç në biznesin e teknologjisë, me kompanitë që i mbrojnë me patenta krijimet e tyre intelektuale. Microsoft-i është një ndër aplikuesit më të mëdhenj të patentave Amerikane. Pra ky mjet do të ofrojë një informacion të nevojshëm për këdo që kërkon.

Sipas Microsoft-it, “Gjurmuesi i Patentave”, përmban gjithë patentat e kompanisë. Ju mund ta mbani të gjithë listën në një dokument Excel të menaxhueshëm apo në një bazë të dhënash që mund të renditen sipas numrit, titullit, fushës së shtetit, apo poseduesit të pronës intelektuale.

Kompania pretendon se kjo është një lëvizje që tregon besim dhe ndihmon sistemin aktual të patentave. “Të gjithë aksionerët e sistemit amerikan të patentave, kompanive private dhe Zyra e Markave dhe e Patentave Amerikane, Kongresi dhe gjykatat, ndajnë përgjegjësi të njëjta në hedhjen e hapave për përmirësimin e operacioneve të këtij sistemi.” (CIO Albanian)

Tags >

microsoft
Lajmet e fundit>