Microsoft

Microsoft lançon aplikacionin Office 365 Admin për Android dhe iOS

Dec 14 2013
0 Shpërndarje
Microsoft lançon aplikacionin Office 365 Admin për Android dhe iOS

office-365-logo-100047935-largePas debutimit të aplikacionit Office 365 Admin për sistemin Windows Phone, Microsoft lançoi këtë aplikacion për dy platformat e tjera mobile Android dhe iOS.

Aplikacioni mund të shkarkohet direkt nga Google Play ose Apple App Store. Office 365 Admin ofron kontrolle cilësore për administratorët e shërbimit që dëshirojnë të lidhen me shërbimin Office 365 të organizatës së tyre edhe kur janë në lëvizje.

Ata mund të shohin informacione mbi gjendjen aktuale të shërbimit, përditësime të statusit të mirëmbajtjes, mund të filtrojnë informacionin në bazë të abonimeve të shërbimit si dhe mund të konfigurojnë përditësimin e intervaleve të caktuara të të dhënave të aplikacionit.

Për të përdorur këtë aplikacion është e nevojshme që të disponohet një abonim aktiv në paketën Office 365 me të drejta të përdoruesit si administrator. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>