Aplikacione

Microsoft-i synon 100 mijë aplikacione Windows 8 në tre muaj

Oct 10 2012
0 Shpërndarje
Microsoft-i synon 100 mijë aplikacione Windows 8 në tre muaj

Një numër i konsiderueshëm uebfaqesh kanë qenë duke llogaritur numrin e aplikacioneve në Windows Store që nga dalja e versionit RTM në gusht.

Raporti më optimist tregonte për 3 mijë aplikacione në qarkullim. Por a ka Microsot-i një sërë aplikacionesh Windows 8 që po presin radhën? Me sa duket kjo është e vërtetë, pas deklaratës së Keith Lorizio, zv. President i Marketingut të kompanisë Microsoft.

Në një intervistë me Beet.tv javën e kaluar në New York City Lorizio tha se Microsoft-i ka si synim të ketë 100 mijë aplikacione në 90 ditë që nga data e daljes.

Shifër ambicioze kjo, pasi në fund të fundit Windows Phone iu deshën 2 vjet për të arritur këtë numër aplikacionesh.

Windows 8 do instalohet në një numër të madh pajisjesh

Nga ana tjetër Windows 8 do të jetë e instaluar në një numër shumë të madh pajisjesh se sa Windows Phone, kështu që parashikimi i Lorizio mund mos të jetë plotësisht i pavërtetë.

Ai gjithashtu parashikoi se Windows 8 do të ketë 400 milionë përdorues deri në korrik të vitit 2013 duke shtuar se do të jetë një sukses falë “shpërndarjes masive” që do të ketë. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>