Aplikacione

Microsoft-i sjell përditësime në Office 2013 pa pagesë

Oct 23 2012
0 Shpërndarje
Microsoft-i sjell përditësime në Office 2013 pa pagesë

Microsoft-i ka lëshuar një përditësim të Office dhe iu ofron përdoruesve të cilët kanë tashmë Office 2010 nga një kopje pa pagesë të 2013.

Oferta quhet “Microsoft Office Pre-launch Offer” dhe filloi më 19 tetor dhe mbaron me 30 prill 2013.

Konsumatorët të cilët blejnë nga një kopje të Office 2010 për Windows ose një nga aplikacionet e Office do mund të shkarkojnë pa pagesë versionin e ri të Office, Office 2013, dhe në disa raste mund të marrin dhe ofertën 1 vjeçare të Microsoft-it, e quajtur Office 365 plan.

Kurse versioni i ri i Office, respektivisht Office 2013 do të vijë në fund të janarit ose në fillim të shkurtit të vitit 2013 dhe atëherë do të shohim se çfarë risish do të sjell Microsoft-i në versionin final të Office 2013. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>