Business & Management

Microsoft i ofron Komisionit Europian konçensione nëse jep dritën jeshile për marrëveshjen me Linkedin

Nov 16 2016
0 Shpërndarje
Microsoft i ofron Komisionit Europian konçensione nëse jep dritën jeshile për marrëveshjen me Linkedin

Microsoft ka ofruar konçensione për autoritetet rregullatore Europiane të cilat janë duke hetuar marrëveshjen 26 miliard dollarëshe të blerjes së Linkedin bëri të ditur Komisioni Europian ditën e Mërkure.

Kjo lëvizje erdhi në një moment kur autoritetet Europiane të konkurrencës shprehën shqetësim rreth marrëveshjes së Microsoft me Linkedin raportoi agjensia e lajmeve Reuters.

Komisioni i cili do të japë një vendim me 6 Dhjetor gjendet në udhëkryq ndërsa kërkon opinion nga rivalët dhe konsumatorët përpara se të pranojë konçensionet.

Microsoft vendosi të mos komentojë ngjarjen. Blerja e Linkedin do ti shtonte biznesve qëndrore të Microsoft shërbime të marketingut dhe rekrutimit.

Shumica e të ardhurave të Linkedin prej 3 miliard dollarësh vinë nga gjahtarët e punës dhe rekrutuesit të cilët paguajnë një tarifë mujore për tu lidhur me njerëz të ndryshëm.

Ka qenë rivali Amerikan Salesforce që ka kërkuar hetimin e marrëveshjes së Microsoft dhe Linkedin me arsyetimin se cënohet konkurrenca dhe inovacioni. (PCWorld Albanian)

Tags >

microsoft
Lajmet e fundit>