Microsoft

Microsoft-i në kërkim të udhëheqësit të ardhshëm

Oct 2 2013
0 Shpërndarje
Microsoft-i në kërkim të udhëheqësit të ardhshëm

ballmerstockbwKompania Microsoft është në njërën nga periudhat më sfiduese në 38 vitet e veta që kur është themeluar dhe Steve Ballmer, i cili ishte shef ekzekutiv i ndërmarrjes për 13 vitet e fundit, është në largim e sipër.

Në muajin gusht, Ballmer lajmëroi që ai do të pensionohet sa më parë që të jetë e mundur teksa ndërmarrja të gjejë pasardhësin e tij. Vendimi vjen pas një riorganizimi madhor që synon ta kthejë Microsoft-in në një ndërmarrje për “pajisje dhe shërbime”.

Sfidat që ndërmarrja ballafaqohet këto ditë janë: Windows 8, Windows Phone dhe tabletët Surface ku secili ka dështuar që t’i sjellë ndërmarrjes statusin e dëshiruar, siç njihej një kohë si ndërmarrja me dominim të PC-ve në treg.

Dhe tani është duke u marrë me divizionin e telefonave, duke u munduar që të prodhojë smartfonët e vet pa bashkëpunëtorë harduerikë.

Rruga përpara nuk është e qartë dhe Ballmer është duke u larguar me një trashëgimi të përzier. Sidoqoftë, dy gjëra janë të qarta: stili karizmatik dhe pasionant i Ballmer është i veçantë dhe shefi i ardhshëm i ndërmarrjes Microsoft do ta marrë “kurorën” në një periudhë vërtet të vështirë. (CIO Albanian)

Tags >

microsoft
Lajmet e fundit>