Microsoft

Microsoft i jep kontrollin mbi lojërat dhe harduerin ish-shefit të Nokia-s Stephen Elop

Feb 28 2014
0 Shpërndarje
Microsoft i jep kontrollin mbi lojërat dhe harduerin ish-shefit të Nokia-s Stephen Elop

elopballmerstock_large_verge_medium_landscapeStephen Elop mund të mos jetë CEO i ri i kompanisë Microsoft, por ish-udhëheqësi i Nokia-s nuk është duke u larguar pa u shpërblyer për prurjen e prodhuesit të telefonëve tek Microsoft-i. Sipas një memorandumi të brendshëm, Elop do ta zëvendësojë Julie Larson-Green si udhëheqës i biznesit të Pajisjeve dhe Studiove në Microsoft, duke e bërë përgjegjës për Xbox, Microsoft Surface dhe përpjekjet e zhvillimit të lojërave nga Microsoft-i, përveç divizionit të ri të pajisjeve celulare.

Një përfaqësues i Microsoft-it tregon që Elop është futur në listë për ta marrë këtë detyrë që nga blerjen e Nokia-s nga Microsoft-i. Në vend të kësaj, Larson-Green është duke marrë një rol të ri: ajo është duke u bërë zyrtarja e lartë e përvojave të grupit të Aplikacioneve dhe Shërbimeve të kompanisë, duke e menaxhuar pamjen dhe ndjenjën e produkteve si Bing, Office dhe Skype.

Është e vështirë të mos shihet kjo lëvizje si një ulje në pozitë për Larson-Green, e cila në shpejtësi u bë gruaja që ishte përgjegjëse për Windows-in pas largimit të Steven Sinofsky-it nga kompania, por e cila pak kohë pas kësaj kaloi tek Pajisjet dhe Studiot pas ngritjes në pozitë të Terry Myerson.

Tani, ajo është duke u kthyer në një territor më të familjarizuar për të: ajo ka kaluar vite duke punuar në dizajnin e ndërfaqes së përdoruesit për Internet Explorer, Microsoft Office dhe Windows-it përpara ngritjes së saj në stafin menaxhues. Sidoqoftë, kjo nuk nënkupton që roli i saj mund të mos jetë aq i rëndësishëm për kompaninë. Ishte përvoja e përdoruesit që përcaktoi reagimin e konsumatorit ndaj Windows 8 dhe mund të jetë përvoja e përdoruesit që i përcakton orientimet e shërbimeve që ofrohen nga Microsoft. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>