Microsoft

Microsoft i jep fund suportit për Office for Mac 2008

Apr 8 2013
0 Shpërndarje
Microsoft i jep fund suportit për Office for Mac 2008

office mac 2008Microsoft vazhdon të shkurtojë jetëgjatësinë e suportit për produktet e veta në kompjuterët Mac.

Në ndryshim nga përdoruesit e PC-ve me Windows, të cilët marrin 10 vjet suport për suitën Office, ata të Mac marrin vetëm gjysmën e kësaj kohe.

“Suporti për Office for Mac 2008 do të përfundojë më 9 prill 2013,” është shprehur Microsoft-i. Sipas kompanisë, të gjitha suportet për versionet e suitës 2008 do të pëfundojnë javën tjetër.

Office for Mac 2008 është lançuar më 15 janar 2008, pra pothuajse 5 vjet e 3 muaj më parë.

Në ndryshim nga suitat në Windows, koha e suportit për Mac është e përgjysmuar. Për shembull, Office Home and Student 2007 është lançuar në janar 2007 dhe do të suportohet deri në tetor 2017.

Ndërkohë, Office Student and Teacher 2003 “del në pension” në prill 2014, së bashku me Windows XP.

Nga ana tjetër, edhe suita e biznesit Office 2008 for Mac Business Edition nuk do të marrë më suport duke filluar nga këto ditë.

Por çfarë do të thotë ekzaktësisht “fund suporti”? Përdoruesit e Office for Mac 2008 do të kenë mundësi të vazhdojnë punën e tyre me suitën, duke krijuar apo modifikuar dokumente.

I vetmi ndryshim është se nuk do të ketë më përditësime për softuerët, duke lënë vend për probleme që mund të dalin me sigurinë.

Jetëgjatësia e vogël e suportit për produktet në Mac nuk vjen si surprizë për përdoruesit e këtij sistemi operativ. Edhe suporti për suitën e vjetër Office for Mac 2004 u mbyll në janar 2012. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>