Business & Management

Microsoft-i i shet Atlas Facebook-ut

Mar 1 2013
0 Shpërndarje
Microsoft-i i shet Atlas Facebook-ut

AtlasKy është një thashethem që po qarkullonte prej disa kohësh, por Microsoft-i dhe Facebook-u kanë lajmëruar se rrjeti shoqëror do të blejë Atlas Advertise Suite nga Microsoft. Megjithatë një çmim rreth kësaj blerjeje nuk u bë i ditur.

Facebook-u tha se Atlas është i pozicionuar në Siatëll, dhe aty do të qëndrojë. Si rrjedhojë, Facebook-u do të fusë resurse dhe kapital në kompani për ta ndihmuar të rrisë fuqitë e veta.

Atlas ishte pjesë e blerjes së aQuantive nga Microsoft-i, të cilën kompania e kishte blerë për 6.3 miliardë dollarë në 2007. Microsoft-i dhe Facebook-u janë bërë miq të ngushtë kohët e fundit me rrjetin social që përdor Bing si motor kërkimi në disa pjesë të uebfaqes si dhe Bing nga ana e vet e përfshin Facebook-un në rezultatet e kërkimit.

Më herët këtë vit Microsoft-i i shiti 650 patenta softuerësh Facebook-ut për 550 milionë dollarë, pasi Microsoft-i i kishte blerë nga AOL. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>