Microsoft

Microsoft-i i detyrohet Danimarkës 1 miliardë dollarë në taksa

Mar 4 2013
0 Shpërndarje
Microsoft-i i detyrohet Danimarkës 1 miliardë dollarë në taksa

MicrosoftNë vitin 2002 Microsoft-i bleu Navision nga firma Daneze Navision A/S për rreth 1.3 miliardë dollarë. Më vonë Navision u kthye në Microsoft Business Solutions, një nga pjesët më fitimprurëse të Microsoft-it.

Pasi kreu transaksionin e blerjes, kompania u zhvendos në Irlandë me qëllim për të ulur kostot e shpenzimeve tatimore. Një raport nga lajmet daneze tregon se Microsoft-it mund ti kërkohet nga qeveria deri në 1 miliardë dollarë në taksa për blerjen e Navision.

Lars Kiertzner, një profesor në Universitetit e Kopenhagenit thotë se kjo është një nga çështjet më të mëdha që kanë parë. Raporti më tutje tregon se blerja u kontrollua nga Microsoft US dhe Danimarka nga ana e vet kishte fare pak gisht në këtë mes. Nga ana e vet, Microsft-i e vendosi vlerën e kompanisë shumë të ulët me qëllim uljen e taksave.

Microsoft-i i zhvendosi të drejtat ligjore në Irlandë, e cila ka një normë më të ulët taksimi, një gjë që kjo që i bëri autoritetet daneze mos të jenë shumë të lumtura. Navision si një kompani Irlandeze është pjesërisht pronë nga kompani në Bermuda dhe Ishujt e Virgjër Britanik, një parajsë e vërtetë taksash.

Microsoft-i ka përllogaritur rreth 707 milionë dollarë evazion fiskal 13 vitet e fundit vetëm në SHBA. (CIO Albanian)

Tags >

microsoft
Lajmet e fundit>