Harduer

Microsoft i hap perdet për Windows 8

Sep 13 2011
0 Shpërndarje
Microsoft i hap perdet për Windows 8

Microsoft me muaj ka qenë duke mos treguar muajin e saktë të lëshimit të versionit të ri të sistemit Windows. Është thënë që Windows 8 do të funksionojë në çipat Intel dhe ARM; ai nuk do të funksionojë vetëm për desktop dhe llaptopë por edhe për tabletë të stilit të pajisjes ipad. Microsoft ka thënë që Windows 8 nuk do të funksionojë në smartphone, që në fakt për momentin është sistemi Windows Phone 7. Sidoqoftë, ndërfaqja e Windows 8 duket të jetë e ngjashme me Windowsin në telefon.

Këto dhe gjëra të tjera që mund të përfshihen në Windows 8 kanë qenë të përmendura në vende të ndryshme, ndërsa zyrtarisht në një konferencë nga Windows do të diskutohen. Microsoft sot do të tregojë ndonjë gjë, ndoshta të gjitha gjërat që mund të përfshihen në Windows 8./cio.al

Lajmet e fundit>