Business & Management

Microsoft-i fiton gjyqin kundër Motorola-s në Gjermani

Sep 24 2012
0 Shpërndarje
Microsoft-i fiton gjyqin kundër Motorola-s në Gjermani

Microsoft ka fituar një gjyq kundër disa pajisje Android Motorola. Pas një seance në Mynih, trupi gjykues vendosi se prodhuesi i telefonit po shkel patentën e tastierës.

Microsoft fitoi dy çeshtje të ndara: një kundër Motorola Mobility Inc dhe një tjetër kundër organizatave gjermane të shpërndarjes.

Patenta në diskutim Eu Patent No. EP1040406 është përshkruar si një sistem dhe mënyrë për të marrë inpute në një sistem grafik”. Motorola duhet ta heqë këtë teknologji nga pajisjet e veta Android ose të bëjë një marrëveshje me Microsoft që të vazhdojë ta përdorë.

Microsoft ka qenë shumë e suksesshme në marrëveshje të tilla që përdorin Android. Kompani analitike besojnë se Microsoft fiton rreth 3$ – 6$ për çdo njësi në mbi 70% pajisje Android të shitura në SHBA.

Sipas Foss Patents, Motorola është e vetmja kompani që shet telefona Android dhe nuk ka liçensë. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>