Siguri

Microsoft-i arnon problemet e shfaqura në Word

Oct 12 2012
0 Shpërndarje
Microsoft-i arnon problemet e shfaqura në Word

Microsoft-i gjatë ditës së djeshme ka arnuar 20 dobësi në Word, Office, Windows, SharePoint Server, SQL Server dhe produkte të tjera në portofolin e tij, duke përfshirë një vrimë kritike në programin e popullarizuar Word të ndërmarrjes dhe një tjetër tashmë të përdorur për të sulmuar shërbimet e ndërmarrjes online.

Sipas vlerësimit nga Microsoft, nga shtatë arnimet gjatë ditës së martë, një ishte klasifikuar si “kritike”, ndërsa të tjerat ishin vlerësuar si të “rëndësishme”, që paraqet vlerësimin e dytë më serioz.

Përditësimi kritik për Word ndikoi në të gjitha versionet e përpunuesit të fjalëve të Microsoft-it në Windows, duke përfshirë Word 2003, 2007 dhe 2010; Word Viewer, që është shtojca që iu mundëson përdoruesve që nuk posedojnë Word-in të shohin dhe shtypin dokumente; dhe Office Web Apps, që janë edicione online pa pagesë të Word, Excel, PowerPoint dhe OneNote.

Përdoruesve iu është kërkuar që të instalojnë përditësimin kritik të Wordit

Të gjithë hulumtuesit e sigurisë nga Computerworld kontaktuan të martën duke iu kërkuar përdoruesve që të instalojnë MS12-064, që paraqet përditësimin kritik të Word-it, sa më parë që të jetë e mundur.

Ajo që vlen të theksohet është që një nga dy vrimat në Word do të mund të shfrytëzohej nëse përdoruesit thjesht do të shikonin një dokument RTF (rich text file) të keq formuar në Outlook 2007 ose Outlook 2010, që mbështetet në Word si makinë e nënkuptuar për editim.

“Word është vendosur si editor për Outlook, kështu që nëse e shikoni një dokument keqdashës RTF, buum … ju jeni hakuar,” tha Andrew Stroms, i cili është drejtor i veprimeve të sigurisë në nCircle Security.

Shikimi i dokumenteve më parë ishte një taktikë shumë e përdorur nga hakerët, por tani nuk pëlqehet. “Ne nuk kemi parë asnjë për shumë kohë, kështu që është interesante kur diçka si kjo rishfaqet”,- tha Storms. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>