Microsoft

Microsoft humb edhe një tjetër ekzekutiv të Windows-it

Apr 1 2014
0 Shpërndarje
Microsoft humb edhe një tjetër ekzekutiv të Windows-it

2013-06-25_22-19-42-1020.0_standard_800.0Riorganizimet e mëdha që u bënë vitin e kaluar në Microsoft e lanë Terry Myerson-in në përgjegjësi të Windows-it dhe tre ekzekutivë të Windows-it u mënjanuan pa punë. Ndryshimet e mëdha erdhën rreth gjashtë muaj pasi ish- shefi i sektorit të Windows-it, Steven Sinofsky, u largua nga kompania pas lëshimit të Windows 8.

Dy ekzekutivë të tjerë, Jon DeVaan dhe Grant George, u mënjanuan gjatë vitit të kaluar dhe i treti – Antoine Leblond – pritet të largohet nga Microsoft-i gjatë kësaj jave. Recode raporton që Leblong, i cili ka punuar në Microsoft për 25 vite, do të largohet nga kompania gjatë ditës së hënë, pak ditë pasi u mbajt konferenca për zhvillues Build, në të cilën ai kishte prezantuar me vite të tëra.

Leblond punoi në Microsoft Office për 20 vite, ku ka kaluar shumë kohë duke punuar së bashku me Steven Sinofsky-n. Ai kaloi në divizionin e Windows-it në të njëjtën kohë si Sinofsky dhe ka ndihmuar në zhvillimin e dyqanit Windows Store dhe shërbimeve cloud për Windows 8.

“Pas pothuajse 25 viteve, unë kam vendosur që është koha për mua të largohem dhe të shohë çfarë mund të ofrojë bota jo-Microsoft,” shkroi Leblond në një e-mail për kolegët e tij. “Unë jam i pikëlluar që ju lë të gjithëve, por po ashtu tepër i ngazëllyer për atë që vjen tani.” (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>