Microsoft

Microsoft Europe: Bëhuni pjesë e “YouthSpark”

Mar 2 2013
0 Shpërndarje
Microsoft Europe: Bëhuni pjesë e “YouthSpark”

YOUTH PARK MicrosoftKryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Microsoft Europe, Jan Muehlfeit. Duke e falenderuar Berishën për bashkëpunimin e deritanishëm dhe të suksesshëm të qeverisë shqiptare me Microsoft Corporation, në kuadër të Marrëveshjes së Partneritetit Strategjik, si dhe për mbështetjen që qeveria shqiptare ka dhënë ndaj Microsoft në realizimin me sukses të shumë projekteve të rëndësishme për zhvillimin e teknologjisë në vend, ai ka shprehur dëshirën për rinovimin e mëtejshëm të kësaj marrëveshje.

Muehlfeit i propozoi Kryeministrit Berisha përfshirjen e Shqipërisë në iniciativën globale “YouthSpark”, e ndërmarrë nga Microsoft, e cila synon në punësimin e 300 milion njerëzve në të gjithë botën nëpërmjet ICT, duke i dhënë në këtë mënyrë, një mundësi më shumë të rinjve shqiptarë për tu punësuar nëpërmjet teknologjisë.

Nga ana e tij Kryeministri theksoi se qeveria shqiptare mbetet e angazhuar për zgjerimin e këtij bashkëpunimi në të ardhmen, si dhe për zhvillimin e axhendës dixhitale në Shqipëri.

Kryeministri e njohu zotin Muehlfeit me projektin e radhës së kësaj axhende për 4 vitet në vijim, i cili do të jetë M-Albania (Shqipëria mobile).YouthSpark Microsoft

Berisha tha se shumë shpejt qeveria do ti hapë rrugën kompanive celulare 3G në Shqipëri që të implementojnë teknologjitë 4G në frekuencat aktuale, duke sjellë kështu një risi për përdoruesit shqiptarë.

Në këtë kontekst, Kryeministri u shpreh se ndonëse Shqipëria ndodhet në fillimet e saj për sa i përket inovacionit dhe kërkimit shkencor, ajo i ka të gjitha potencialet për tu bërë një superfuqi rajonale për teknologjinë e informacionit dhe komunikimit. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>