Microsoft

Microsoft Dynamics tashmë i disponueshëm në Azure Cloud

Jun 20 2013
0 Shpërndarje
Microsoft Dynamics tashmë i disponueshëm në Azure Cloud

microsoft dynamicsMicrosoft vazhdon të investojë fuqishëm në tregun, tashmë në rritje, të ERP-ve të bazuara në cloud. Kompania ka lançuar së fundmi Dynamics GP 2013 dhe NAV 2013, të cilat janë tashmë të disponueshme në shërbimin Azure.

Ky lançim u ofron konsumatorëve një tjetër mundësi për ERP-të (enterprise resource planning – planifikim i burimeve të ndërmarrjeve) në cloud përveç shërbimeve si NetSuite, SAP Business ByDesign etj. Edhe pse vjen pak me vonesë, është lançuar më parë sesa data e planifikuar nga Microsoft-i, e cila kishte qenë fillimisht fundi i vitit.

Duke marrë parasysh se aplikacionet ERP janë shtylla kryesore e një kompanie, Microsoft është siguruar që Dynamic të ofrohej në mënyrë të qëndrueshme nga Azure. Megjithatë, ata nuk janë konkurrentë të drejtpërdrejtë me NetSuite, duke qenë se Dynamic GP dhe NAV nuk shiten si SaaS (software as a service – softueri si shërbim).

Dynamic është shitur gjithmonë përmes partnerëve të Microsoft-it në botë, të cilët e përhapin më pas produktin në klientët e tyre. Kjo është arsyeja pse kompania nuk dëshiron ta ndryshojë këtë taktikë për momentin, duke qenë se dalja në treg i vetëm mund të jetë më tepër disavatanzh sesa përfitim.

Klientët e Dynamics GP dhe NAV, që zgjedhin opsionin Azure, do të mbahen në një “cloud të sigurt, privat në Windows Azure Virtual Machine,” është shprehur Microsoft-i. “Kalimi në Azure ofron më tepër për partnerët sesa për përdoruesit fundorë. Për më tepër, partnerët kanë mundësi ta zgjerojnë më shumë diapazonin e veprimtarisë së tyre, duke qenë se qendrat e të dhënave Azure gjenden në të gjithë botën,” u shpreh analisti Frank Scavo, president i firmës këshilluese të IT-së, Strativa. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>