Microsoft

Microsoft do të ricikolojë adresat e Outlook.com nëse do të bëhen inaktive

Oct 7 2013
0 Shpërndarje
Microsoft do të ricikolojë adresat e Outlook.com nëse do të bëhen inaktive

mail-730x730Microsoft-i dështoi të lajmëronte në vazhdimësi përdoruesit për adresat e tyre të Outlook.com se ato do të ricikloheshin nëse do të bëheshin inaktive.

Kontrata e shërbimit e kompanisë i siguron përdoruesit të hyjnë në adresë çdo 270 ditë ose në të kundërt llogaritë e tyre mund të mbyllen dhe të dhënat të bllokohen.

Gjithsesi Microsoft-i tha se llogaritë e përdoruesve inaktivë do të bëhen të disponueshme përsëri për çdo përdorues që regjistrohet brenda 360 ditëve përpara se ajo të fshihet. Edhe pse ky rregull nuk listohet në kontratën e përdoruesit, ai përflitet në disa forume të Microsoft-it.

Yahoo u kritikua për riciklimin e adresave të saj këtë verë dhe grupet e privatësisë pretendonin se kjo lëvizje ka si qëllim joshjen e përdoruesve drejt problemeve të mundshme të sigurisë.

Microsoft-i gjithsesi ndryshe nga Yahoo e ka marrë këtë vendim në mënyrë jo të duhur duke mos i lajmëruar përdoruesit. (CIO Albanian)

Tags >

microsoft
Lajmet e fundit>