Microsoft

Microsoft do të integrojë Skype me Lync duke filluar nga qershori

Feb 20 2013
0 Shpërndarje
Microsoft do të integrojë Skype me Lync duke filluar nga qershori

skypeMicrosoft bëri të ditur ditën e martë se do të bëjë për herë të parë intregrimin e Lync enterprise IM me Skype-n e konsumtatorëve. Kjo është edhe përgjigjja zyrtare e Microsoft-it ndaj trendit të konsumerizimit (sipas së cilit, teknologjia e re përhapet fillimisht në tregun e konsumatorëve dhe më pas në organizatat e biznesit).

Microsoft-i do të shfaqë zyrtarisht në konferencën e Lync në San Diego, mundësinë që do të kenë përdoruesit e Lync dhe Skype për të kontaktuar njëri-tjetrin, për të shkëmbyer mesazhe (IM) apo për të komunikuar përmes telefonatave zanore.

Kjo karakteristikë do të jetë e disponueshmë që nga qershori, ndërkohë që integrimi për video-konferenca do të vijë më vonë.

Përpjekja e Microsoft-it për të integruar Lync dhe Skype vjen si rezultat i strategjisë së kompanisë për të reduktuar barrierat mes shtëpisë dhe punës. Ndërkohë, iniciativa më e re e Microsoft-it është Lync Room System, e cila përbëhet nga harduerë dhe softuerë të ndërthurrur me njëri-tjetrin për të optimizuar mbledhjet e realizuara përmes Lync.

Muajin tjetër kompania ka planifikuar gjithashtu të lançojë aplikacionet Lync 2013 për Windows Phone 8 dhe iOS, ndërsa aplikacioni për Android do të vijë në muajin prill. Aplikacionet do t’u mundësojnë përdoruesve të realizojnë komunikime voice-over-IP dhe video-over-IP.

Gjatë 18 muajve në vijim, Microsoft-i do të shtojë për Lync Online karakteristika të reja zëri dhe takimet në ueb. Ky është versioni cloud që funksionon në qendrat e të dhënave të Microsoft-it.

Deri tani, Lync përdoret në 90 nga 100 kompaninë e listës së Forbes. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>